Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25

Pas premtimit të Lulzim Bashës për rritje të rrogave dhe ndihmës ekonomike, premtimet e LSI-së të lëshuara sot nga Monika Kryemadhi e kanë kthyer debatin publik pikërisht në thelbin e tij.

Opozita duket se ka marrë parasysh që për të fituar konsensus ka menduar të “hapë thesin” më shumë se të sulmojë Edi Ramën dhe të premtojë “ngrirjen e buzëqeshjes pas zgjedhjeve”.

Monika Kryemadhi ka qenë realisht sot protagonistja politike e ditës. Ka dhënë disa nga premtimet më të bujshme që janë bërë ndonjëherë. Rimbursim për çdo blerje të TVSH-së për qytetarët, 1 mijë dollar për çdo fëmijë që lind që kur të rritet i bën 25 mijë dollar, e heqja e çdo takse për fermerët.

Pas çekut të bardhë të vitit 1992,  kjo është paketa më e bujshme në politikën shqiptare përpara zgjedhjeve. Nëse do të vijojë të thellohet në të ardhmen natyrisht që ja vlen që të diskutohet dhe natyrisht që ka mjaft material.

Kështu, nëse në Shqipëri lindin afërsisht mbi 30 mijë fëmijë në vit, i bie që qeveria të shpërndajë për prindërit e rinj 30 milionë dollarë çdo vit, e që për 25 vite këto bëjnë 750 milionë dollarë. Nuk se janë ndonjë shifër aq e tmerrshme duke pasur parasysh që në vite miliona e qindra milionë kanë dalë mangut në librat e shtetit.

Megjithatë, debati do të duhet të ketë një lloj homologimi me PD-në që ka premtuar miliona e miliona që të japë për njerëzit si premtime elektorale. Politikisht kjo strategji e opozitës tregon se së fundmi krerët e PD-së dhe LSI-së e kanë kuptuar se nuk mjaftojnë thjesht retorikat anti-Rama për të thithur konsensus, pasi e kanë parë në sondazhe.

I duhen diçka më shumë; premtime më të forta, hapje të thesit, “diellin e hënën” siç janë shirat e milionave që Kryemadhi ka premtuar sot paradite. Mundet që një qeveri e opozitës të arrijë që të zbatojë këto premtime që ka dhënë, e që ka hapur vetëm kreun e thesit elektoral?!

Kjo natyrisht që kërkon një debat publik të hapur, debat me laps në dorë, me ekspertë e ekonomistë që të zëvendësojnë njëherë e përgjithmonë, ose të paktën këto tre muajt sharjet e sherret e lodhshme e të pangrënshme në panelet televizive.

Po a do të zgjasin që premtimet apo përmbajtja të mbizotërojë formën në fushatën e 25 prillit? Dyshimet janë të mëdha, por edhe nëse shkon në mendje nuk është keq. E sot, për këtë gjë, LSI e Monika Kryemadhi ka meritën e saj…/GazetaShqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore