
Meta po politizon pozicionin e presidentit, bën thirrje për votë kundër qeverisë
Sa më shumë që afrohet data e zgjedhjeve të 25 prillit, aq më shumë presidenti Ilir Meta ashpërson gjuhën e tij, duke dalë jashtë kornizës kushtetuese, e cila ka përcaktuar se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe përfaqësues i unitetit kombëtar.
Ditën e sotme presidenti lëshoi një apel të fortë për rrëzimin e qeverisë, duke e cilësuar mazhorancën aktuale si klika e oligarkëve.
“Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë. Ndaj me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, kujtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që është fuqia dhe e ardhmja e tyre”, ishte deklarata zyrtare e sotme presidentit Meta nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ky qëndrim është dukshëm deklarim i hapur i votës së presidentit. Nuk ishte parë prej kohësh që një president të shfaqej kaq hapur dhe duke u përfshirë aktivisht në zgjedhje. Kjo nuk kishte ndodhur që nga koha kur Berisha ishte në krye të shtetit dhe këtë atij ia lejonte korniza kushtetuese dhe kjo përpara 23 vitesh, pasi Shqipëria nuk kishte Kushtetutë. Sot Meta, po shfrytëzon podiumin e presidentit dhe nuk po lë media pa dalë dhe pa bërë thirrje se duhet të rrëzohet qeveria dhe duke i lidhur këto zgjedhje si referendum.
“Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje “opozitarësh”, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për “përsheshin” e radhës”, vijoi Meta më tej.
Vetë Meta me këtë sjellje të paprecedentë po tregon se është palë në zgjedhje, duke sfumuar kështu dhe kreun zyrtar të LSI-së, Monika Kryemadhin. Në këtë betejë zgjedhore, PS-ja nuk konkurron vetëm me opozitën, por siç duket edhe me institucione si presidenti, i cili po kërkon të marrë rolin e liderit të opozitës. Ai po përdor një gjuhë tejet të ashpër politike, ku deri tani as liderët zyrtarë të opozitës, të paktën kandidati zyrtar për kryeministër, Lulzim Basha nuk po e artikulon ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës.
Kjo gjuhë e ashpër e Metës ka çuditur dhe bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm në LSI, si ish-ministri Ylli Manjani, i cili natyrshëm ka ngritur pyetjen: Se për çfarë kandidon Ilir Meta? Pasi zyrtarisht rivali i Ramës për kryeminsitër dihet, ai është Lulzim Basha.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >
Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >

Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër koronës
Historia e plotë >

Arsyet përse Meta është radikal dhe kërkon votat e “skifterëve” anti Rama
Historia e plotë >
Dilemat e pakta të zgjedhjeve të Kosovës
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

