Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Bashkim Fino, politikani i pajtimit

Bashkim Fino, politikani i pajtimit

Ishte vetëm 35 vjeç, mbante postin e kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës, por në atë vit të mbprashtë të gjitha institucionet shtetërore në mars të 1997-ës kishin rënë dhe nuk ndihej “era e shtetit”.

Ishte koha kur kaosi mbizotëronte, ku njerëzit kishin frikë të dilnin deri në ballkon se mund t’i kapte ndonjë plumb qorr. Ato ditë të tmerrshme, merr një telefonatë befasuese, Namik Dokle zyrtar i PS-së i thotë se është propozuar si kryeministër, pasi ishte e vetmja kandidaturë që Berisha e pranonte si konsensuale.

Pikërisht në kohën të gjithë shqiptarët dhe politikanët donin të iknin nga Shqipëria, ai mori përsipër të drejtonte vendin e ndarë në dysh dhe kur bandat bënin ligjin.

Më 14 mars 1997 do të votohej si kryeministër nga Parlamenti së bashku me qeverinë e Pajtimit Kombëtar.

Fino do të kthehej një figurë e dashur për shqiptarët, që asaj kohe po përjetonin tmerre pa fund dhe ishin në buzë të greminës. Kryeministri i “Pajtimit Kombëtar” personifikonte lindjen e një shprese se Shqipëria do t’i jepte fund krizës së marrëzisë së shkaktuar nga politika shqiptare që shkaktoi mijëra jetë të humbura.

Qeveria e tij kishte një mision të vështirë, e para që të arrinte stabilitetin e vendit, kthimin e rendit, stabilizimin e situatës ekonomike, e më pas krijimin e kushteve për zgjedhjeve të parakohshme që nënkuptonte kështu dhe transferimin e pushtetit, nga PD te socialistët, që u pasua dhe me dorëheqjen e Berishës nga posti i presidentit.

Fino pas zgjedhjeve të 29 qershorit 1997, do të mbante postin e zv/kryeministrit në qeverinë që drejtohej nga Fatos Nano.

Në karrierën e tij politik, Fino pati ulje e ngritje dhe ai do të mbahet mend edhe për përplasjet me lidershipin e PS-së. Të tilla do të ishin edhe ato me Fatos Nanon me KPD-në e famshme të Partisë Socialiste. Ko do të përbënte dhe krisjen e parë të raporteve mes tij dhe Nanos. Më vonë nuk munguan përplasjet edhe me kryesocialistin Edi Rama apo dhe Gramoz Ruçin që ishte numri dy i PS-së.

Ai do të mbahej mend si avokat i decentralizimit të pushtetit të vendor dhe mbronte çdo herë buxhetin dhe fondet që iu jepeshin bashkive, duke kërkuar më tepër autonomi financiare, aq sa kthehej në bezdisje për vetë socialistët.

Fino do të kujtohet, jo vetëm për debatet e zjarrta në Parlament, por edhe si personi që me batuta dhe humorin e tij kujdesej për të shuar ato zjarre e konflikte të politikës shqiptare që krijoheshin në sallëne Parlamentit shqiptar.

Një shtetar që iu gjet Shqipërisë në kohën e duhur dhe që u poq politikisht, duke e ditur gjithmonë të ruante vendin e tij në politikën shqiptare, e cila jo rrallë herë ka qenë e trazuar në këtë tranzicion, ndaj sot ai gëzoi respektin e të gjitha kaheve të politikës. Një politikan me misionin e pajtimit!

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore