
A mund të krijojmë një sistem që do të parashikojë luftërat e ardhshme?
Studiuesit nga e gjithë bota po përpiqen të ndërtojnë një sistem, i cili do t’i japë mundësi njerëzimit të parashikojë konfliktet e dhunshme përpara se ato të shpërthejnë, dhe në këtë mënyrë t’i parandalojë ato. Ata do të shqyrtojnë përparimet dramatike në Inteligjencën Artificiale vitet e fundit, dhe se si mund të ndikohen vendimet e marra nga udhëheqësit e botës, në një kohë kur lufta në Ukrainë e ka ndryshuar situatën për dhjetëra miliona njerëz.
“Ne jemi duke jetuar në një shoqëri në krizë… Dhe ekzistojnë lloje të ndryshme të ardhme jo të dëshirueshme”- tha për AFP Sirka Hainonen, profesore e studimeve të së ardhmes në Universitetin Turku në Finlandë. Heinonen ishte në mesin e rreth 30 studiuesve nga e gjithë bota që u mblodhën në Gjenevë në fillim të këtij muaji për një raund të parë diskutimesh të fokusuara tek “Parashikimi i së ardhmes së Paqes dhe Luftës”.
“Kur i shqyrtojmë krizat e mundshme të së ardhshmes, duhet të gjejmë zgjidhje për t’i parandaluar ato që të ndodhin. Dhe për të ardhmen e preferuar, ne duhet të vendosim se cilat janë hapat dhe masat për t’i bërë ato të ndodhin”- thekson ajo. Projekti mbështetet nga Fondacioni Parashikues i Shkencës dhe Diplomacisë me seli në Gjenevë (GESDA), Qendra e Gjenevës për Politikat e Sigurisë (GCSP) dhe Shkolla e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit të Kolumbias (SIPA).
Seminari i parë i mbajtur me dyer të mbyllura, u përqendrua në thelb në identifikimin e mënyrave se si mund të ndodhte ky lloj parashikimi. Takimet e tjera që do të mbahen në Nju Jork dhe Gjenevë gjatë këtij viti, mund të shpjegojnë më shumë zhvillime specifike me potencialin për të ndryshuar në mënyrë dramatike rrjedhën e historisë njerëzore.
Ndërsa tema mund të duket se po trajtohet në kohën e duhur, teksa po zhvillohet lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit në seminar theksuan se pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte domosdoshmërisht fokusi i tyre kryesor.
Në vend të kësaj është ambicia për të ndërtuar një sistem për parashikimin e ngjarjeve vite dhe madje dekada përpara, dhe më pas të këshillohen vendimmarrësit se si të lëviznin drejt rezultateve më të mira afatgjata. Në një kohë ndryshimesh të shpejta dhe rrënjësore, të cilat janë shpesh komplekse dhe të ndërlidhura, parashikimi i zhvillimeve me muaj e lëre më pastaj me vite përpara është një sfidë shumë e madhe.
Ekspertët e vënë theksin edhe tek përqendrimi i pushtetit tek kompanitë që menaxhojnë të dhënat tona, dhe vendimet që mund të merren për t’i rregulluar ato. Nga ana tjetër përmendin një mori mundësish por edhe rreziqesh të lidhura me zhvillimin e shpejtë të Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë shfaqjen e robotëve vrasës. Aleksandër Fasel, ambasadori i Zvicrës për diplomacinë shkencore, e vuri theksin mbi shpejtësinë me të cilën ka evoluar AI në vetëm pak muaj që nga dalja në skenë e ChatGPT, duke nxitur apele për një moratorium derisa të analizohen mirë pasojat e tij.
“Thirrje të tilla janë një provë e gjallë se ne kemi nevojë për një instrument të parashikimit të ngjarjeve. ChatGPT është një çikërrimë në krahasim me atë që po vjen”- thekson ai. Për të kuptuar vështirësinë e parashikimit të zhvillimeve pas 25 viteve, Fasel na fton të kthehemi 25 vite më parë. “Në prillin e 1998-ës Putini nuk ishte ende në pushtet. Ne nuk ia dinim as emrin. Nuk kishte asnjë smartfon. Dhe kjo na jep një shembull të vogël të sfidës së madhe që kemi përpara”- thekson ai.

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >
Paradoksi i pushtetit/ Çfarë e shkakton metamorfozën e udhëheqësve
Historia e plotë >
Tre skenarë për tentativën për vrasjen e Putinit me dron
Historia e plotë >
Fundi i botës siç e njohim ne
Historia e plotë >
Rënia e peshës së Evropës në skenën botërore
Historia e plotë >
Gardhet që ndajnë Evropën
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet



E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >
