Është tensionuar situata në Partinë Demokratike vetëm një orë para protestës.
Teksa Roland Bejko ka tentuar të futet në seli në mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha, ai është goditur nga disa protestues.
Nga turma e madhe e njerëzve Bejko nuk ka arritur të futëet në seli dhe është larguar prej saj.
Mbështetësit e Berishës i bërtasin ‘jashtë spiun’, ndërsa Bejko është larguar duke dalë edhe nga rrethimi i oborrit të selisë.
“Në shkurt të 1991 ishim duke organizuar protestën kundër Enver Hoxhës, aty na ka ardhur turma e Enveristëve na ka shkelu me këmbë. Ne luftuam për demokraci dhe shikoni si manifestohet sot nga këta. Sot marrim këta shembuj, ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e elitës së PD që e kanë lënë partinë në këtë pikë”, tha Bejko.
Edhe pse ishte i shoqëruar nga truproja Bejko nuk ka arritur t’i shmanget turmës të cilat kanë viijuar të ofendojnë dhe shtyjnë apo godasin anëtarinë e PD./Gazeta Shqip