
Avokat Spartak Ngjela, si çdo të premte ishte edhe sot pjesë e studios së Breaking në Top Neës ku foli për situatën aktuale në vend, duke filluar nga drejtësia, krimi e deri te politika.
Sipas Ngjelës, me përjashtim të SPAK-ut, e gjithë drejtësia në Shqipëri mund të blihet dhe se korrupsioni në drejtësi e ka lënë vendin të pazhvilluar.
Me përjashtim të SPAK-ut e gjithë drejtësia blihet
“Ju duhet ta dini mirë që kriza e Shqipërisë në këto 30 vite ka qenë kriza që ka ardhur nga Drejtësia dhe që ka bllokuar zhvillimin në Shqipëri. Korrupsioni reflektohej më përpara në shtet, pastaj në Drejtësi. Qeveritë e korruptuara i japin dorë drejtësisë së korruptuar. Duke qenë njerëz pa peshë si erdhën në 92’ , u bë kjo gjendje,” tha Ngjela.
Ka respekt qytetari shqiptar për policin?
“E kanë konsideruar armik, se ka qenë dhunë. Sot nuk di çfarë të them por ajo që ndodhi me policin në Lezhë, ishte rrjedhojë e mungesës së shtetit. Nuk ka në Shqipëri studim të kriminologjisë. Cili është fenomeni kriminal në shtresa të ndryshme të shoqërisë? Po në kohën e diktaturës, diktatura e mbante me dhunë, ishte dhunë e tejme dhe parandalonte dhe krimin. Por liria i jep dhe krimit liri veprimi”.
Si e shihni Shkodrën sot?
“Lëvizja e Berishës është lëvizje për mbijetesë me Saliun se zgjedhjet janë larg. Si do e shkarkojnë Bashën me firma? Deri tani i ka Berisha, deri tani ka 4. Duhet të presësh 4 vite të tjera që të formohet grupi tjetër parlamentar, se si do e rrëzojë s’e di. Njeriu që është në luftë për mbijetesë s’ka arsyetim”.