
Vëllai i 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Seman: Jemi tetë fëmijë, punon vetëm mamaja
Ditën e djeshme u raportua i zhdukur në ujërat e lumit Seman, një i mitur 14 vjeçar.
Ky i fundit kishte dalë për peshkim, por më pas ka humbur gjurmët.
Për 24 orë policia dhe banorët kërkuan për gjetjen e djalit, teksa sot u konstatua por pa shenja jete.
I mituri vinte nga një familje me probleme ekonomike.
Djali i familjes Sako dilte për të peshkuar për shkak të varfërisë.
Ndërkohë për familjen Sako kjo është tragjedia e dytë me të cilën përballen, pasi para 10 vitesh, djali 7 vjeçar i familjes Sako pati të njëjtin fat me djalin që u mbyt dje.
Pas ngjarjes ka folur edhe vëllai i 14-vjeçarit i cili thotë se babai i tyre ka ndërruar jetë dhe se familja mbahet nga nëna.
“Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mbytur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra. Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë,” tha ai.









Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




