Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

U shpërtheu granata teksa punonin/ I plagosuri në Prrenjas tregon plagën, një grua në gjendje të rëndë (FOTO)

U shpërtheu granata teksa punonin/ I plagosuri në Prrenjas tregon

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Prrenjas, ku 3 persona u plagosën pas shpërthimit të një granate.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nipi i tyre ka shpjeguar se të 3 personat kanë qenë duke punuar kur granata aty pranë plasi. Momentalisht, mësohet se një nga gratë ndodhet në gjendje të rëndë.

Po ashtu edhe Kasem Bishtogu, i cili ka marrë lëndime më të lehta dhe është shtëpi ka treguar plagën që ka marrë në këmbë.

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, dhe bashkëshortet e tyre.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore