Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Emrat/ Topalli prezanton kandidatët për Tiranën: Janë më të mirët e tre dekadave, modeli që kam ëndërruar

Emrat/ Topalli prezanton kandidatët për Tiranën: Janë

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar 10 kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës.

Ish-kryeparlamantarja u shpreh e bindur se lista e prezantuar prej saj është më e mira në 3 dekada, duke thënë se ka ëndërruar gjithnjë që deputetët të tillë të ulen në Parlament.

 Topalli tha se lista përbëhet nga njerëz të shkolluar, mjekë, profesorë, e të rinj me rezultate të shkëlqyera.

"Do të prezantojmë bashkë me kandidatët sipas rretheve edhe programin tonë, është lista më e mirë e tre dekadave, mjek, profesionist, të rinj të studiuar me rezultate të shkëlqyera, janë modeli i deputetit që gjithë jetën time kam ndërruar që të kem në parlament", tha Topalli.

Topallai tha se ka ardhur koha për t'u shkëputur nga politika e vjetër, duke thënë se vendi ynë është në pikën më të keqe pasi nuk ka qeveri dhe as opozitë. Shqipëria nuk është e Ramën, Monës, Metës, dhe e Lulëzimit, tha Topalli.

"Ne do të zëvendësojmë politiken cinike me politikën e shpresën, nuk kemi pse të jemi më pak guximtar, se gjysma tjetër që përgjysmoi partitë e vjetra, boll më me riciklim të të njëjtave persona, që kanë provuar çdo post, boll më me ata që duan vetëm gënjeshtra dhe të pasurojnë familjen e tyre, përtej të treve, Ramës, Bashës, e Metës, ka shqiptar dhe patriot që mund të qeverisin më shumë përgjegjësi. Ato janë përgjegjësit kryesor që në Shqipëri nuk ka më shpresë dhe as një të djathtë reale, vetëm te ne ndodh që të mos ketë aq qeveri e as opozitë, më shumë demokratë ka jashtë PD, janë përgjegjës të pabarazisë së frikshme mes miliardëve bandit dhe të varfërve, ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje, t'i kthejmë shpresën e dinjitetit, Shqipëria nuk është e Ramën, Monës, Metës, dhe e Lulëzimit", tha Topalli.

LISTA E KANDIDATEVE TE “LEVIZJA PER NDRYSHIM” NE TIRANE

1 Elida Hoxha nga Fieri, matematikane, peagoge në Universitetin e Shkodrës.

2 Robert Qitozi, pedagog në Universitetin e Sporteve në Tiranë. Autori i disa librave e teksteve universitare

3 Lorenc Radovani, punon në Akademinë e Arteve,

4 Meri Kristaq Lalaj nga Pogradeci, dipluomuar si mësuese e gjuhës së huaj angleze dhe shqipe

5 Stela Jakova doktor i shkencave Ekonomike,

6 Arben Basha, pedagog në Akademinë e Arteve,

7 Lek Negri, studioi ne Universitetin e Arteve, dega Muzike, punon si pedagog ne Universitetin e Arteve

8 Muzali, diplomuar ne Padova per Shkenca Politike, histori e politike nderkombetare, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu, aktualisht sipermarres.

9 Faranceska Memia, ka mbaruar gjimnazin me rezultate te shkelqyera ne Itali, ka fituar te drejten per koordinatore ne fondacionin ‘Save the Children’.  Ka lindur ne Itali e eshte kthyer ne Shqiperi per te dhene kontributin e saj e vjen nga nje familje demokrate qysh heret.

10 Dionis Osman Agaj shkollohet ne Itali, per multimedia,

11 Daniela Kavaja, ka punuar ne arkitekture ne Rome, eshte kthyer me bashkeshortin e saj ne Tirane e po punon ne departamentin e Arkitektures ne Universitetin e Tiranes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore