
Mediat italiane rikthyen edhe njëherë në vëmendje sot operacionin “Astrolabe”, trafikimin e qytetarëve nga vendet arabe për në Europë.
Një investigim i thellë u bë kohë më parë nga emisioni “Top Story” i quajtur “Trafiku i arabëve”. Në dokumentarin e ndarë në dy pjesë flitet për të riun sirian Sulltan Ahmed, që ishte koka e një trafiku të mirëfilltë kundrejt pagesave që shkonin deri në 10 mijë euro.
Për të folur më shumë për këtë ishte gazetari Elton Kikia, që ishte dhe pjesë e ekipit të “Top Story” kur u bë investigimi.
I ftuar në studion “Zona Zero” nga gazetari Thimi Samarxhi, Kikia zbuloi se si nisi si një hetim i thjeshtë por përfundoi në një investigim të thellë që fshihte nga pas një rrjet të gjerë trafikimi.
“Në bazë të disa denoncimeve, filluam të hetonim. Gjetëm disa bashkëpunëtorë, gjetëm shtetas arabë të trafikuar deri në Shqipëri. Ata kishin ngelur si hetimë në Shqipëri dhe ishin të zhgënjyer, dhe donte t’i nxirrte zbuluar. Më pas falë përgjimeve dhe mënyrave gazetareske zbuluam një rrjet kaq të thellë. Ata vinin nga Rinasi në Shqipëri të kollajisur, si zotërinj, vinin si investitorë të huaj. Regjistronin nganjëherë dhe 15 biznese në të njëjtë adresë,” tregon Kikia.
Si doli lidhja e zyrtarëve që ndihmonin këta shtetas?
“Pasi futëm dorë në këtë thesin e korrupsionit, aty nga një peshk i vogël del dhe një peshk i madh. Nuk dihet kush vjen. Duke i marrë në pyetje se si funksionon skema, dolëm te ata persona që mund t’i quajmë agjenci të trafikimit të shtetasve arabë. Kishin zyra të mirëfillta, kishin sekretare, merrnin fatura. Përqëndroheshin tek shtetasit arabë. Po pse në Shqipëri? Zbuluam se kishin lidhje të forta me Policinë e Shtetit. Mënyra si e bënin ishte e thjeshtë. U hapnin një adresë biznesi, leje qëndrimi e gjithçka që ai që paguante 10 mijë euro të vinte si zotëri në Tiranë,” tha gazetari.