Një 60-vjeçar ka tentuar të hidhet nga lartësia ditën sotme në Tiranë, por fatmirësisht është neutralizuar nga Policia.


Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua tek Uzina Autotraktoreve, ndërsa 60-vjeçari u dërgua më pas për kontroll mjekësor në spital.


 Nuk dihen ende arsyet që e çuan 60-vjeçarin të ndërmerrte këtë veprim, ndërsa policia ka nisur hetimet.


Njoftimi i plotë:


Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.