
Rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, i mbyllën dje përfundimisht llogaritë Presidentit në ikje të SHBA, Donald Trump.
Mbyllja e llogarive u bë me arsyetimin se përbënte rrezik të nxitjes së mëtejshme të dhunës.
Pas dhunës së mbështetësve të tij në Kapitol, Twitter dhe Facebook i pezulluan llogaritë Trump për 12 orë, pas postimeve që u komentuan se nxisnin dhunë, por pas një rishikimi u vendos mbyllja përfundimisht.
Por ndërkohë, në Shqipëri, është ish-kryeministri Sali Berisha i cili jo pak herë dezinformon me postimet që bën në llogarinë e tij në facebook, duke publikuar informacione që janë përgënjeshtruar më pas nga autoritetet.
Po ashtu, në disa raste, në postimet e tij, ka patur edhe thirrje që nxisnin dhunë.
Por a duhet t’i mbyllet llogaria edhe Sali Berishës për shpifje dhe nxitje dhune? Ju mund të jepni mendimin tuaj duke votuar në sondazhin e Shqip duke klikuar në linkun e mëposhtëm: