Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shembja e rrugës në Borsh, kompania Salillari përgjegjëse për cilësinë e punimeve

Shembja e rrugës në Borsh, kompania Salillari përgjegjëse

Segmenti i rrugës nacionale Sarandë-Vlorë, në pjesën e Borshit pësoi një çarje të madhe mu mes të saj, dhe pamjet në këtë foto i ngjajnë sikur të ishte goditur nga një tërmet apokaliptik.

Lajmet e sotme në media u pushtuan nga ky fakt, ku rruga e rikonstruktuar së fundmi nga kompania Salillari pësoi të çarë në mes si me “thikë”.

Në rajonin e Sarandës pikërisht në fshatin Borsh automjetet e rënda nuk kalojnë dot pasi një kjo pjesë e kësaj rruge ka rreshqitur pranë një banese të këtij fshati bregdetar. Rruga është çarë në mes për shkak se muret mbajtëse të saj janë zhvendosura.

U deshtën vetëm disa reshje shiu për të zbuluar cilësinë skandaloze të punimeve të kryera pikërisht nga kompania “Salillari”. Aksi Borsh - Sarandë, në lagjen Vonja i ri ishte konstruktuar 6 muaj më parë.

Kompani Salillari që ka përfituar tendera pa fund nga buxheti i shtetit, më 1 janar të vitit 2017 firmosi kontratën 5-vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e akseve nacionale në jug të vendit.

“Salillari” u shpall fitues i tenderit duke ofruar rreth 13.7 milionë euro me TVSH për shërbimin. Kontrata, sipas Top Channel, është pjesë e programit që qeveria shqiptare ka me Bankën Botërore për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore në vend. Por, edhe pse ka kaluar më shumë se tre vite nga përfitimi i këtij tenderi, situata në terren është mjaft problematike.

Rrugët s’kanë sinjalizime, vijëzime dhe në disa raste janë lënë të degradojnë dhe më pas janë dashur fonde shtesë për të riparuar dëmet e shkaktuara në rrugët. Edhe në aksin Levan Tepelenë pati probleme, kur nga shembja e këtij masivi gurësh, e gjithë superstrada u bë e pakalueshme dhe u deshën fonde të tjera për ta risjellë në gjendje pune.

Autoriteti Rrugor nxitoi të njoftonte se po merren masa për rregullimin e rrugës së dëmtuar. Por ndërkohë në njoftimin e dhënë nuk bëri të ditur nëse do të kishte ndonjë penalizim për cilësinë e dobët të punimeve ndaj firmës që ka kryer këto punime. Në vendet perëndimore për këto abuzime kërkohet dhe ndjekje penale ndaj firmës zbatuese. Ndërsa penalizmi duhet të shkojë më përtej edhe ndaj atyre zyrtarëve lokalë apo të Autoritetit që kanë pranuar ta marrë në dorëzim përfundimin e punimeve, pa kryer më parë ndonjë inspektim apo raport vlerësimi për cilësinë e punimeve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore