Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sali Berisha presidenti i fundit që tha “OK” për dënimin me vdekje

Sali Berisha presidenti i fundit që tha “OK” për

Tiranë- Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa ky ishte dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri, e për ironi të fatit po në Fier vrasja e 8 vjeçarit dy ditë më parë, ka shkaktuar revoltën e shoqërisë shqiptare, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.

Ish-prokurori që hetoi ngjarjen e rëndë, Kiço Nano ka folur në emisionin Zona Zero me gazetarin Thimi Samarxhiu në Top News, duke dhënë detaje mbi atë proces që çoi në gjetjen e dy autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ish prokurori tha se ish presidenti Berisha e miratoi dënimin me varjen në litar dhe u ekzekutuan më 25 qershor të ’92.

Çfarë ndodhi pas vendimit, kur u vendos të vareshin në mes të Fierit?

Kiço Nano: Ajo çështje u hetua në kohë rekord dhe u gjykua në kohë rekord, pasi mori dënimin nga shkalla e para e Fierit, gjykata e lartë e la në fuqi vendimin, ish presidenti Berisha e miratoi dënimin me varjen në litar dhe u ekzekutuan më 25 qershor të ’92. Nga prilli në qershor, mendoj se edhe sot duhet të rishikohen hetimet, sidomos shpejtësia në hetime ka të bëjë shumë në parandalimin e krimeve të tjera.

Kujtojmë se Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992 dhe ky duket se ka qenë një nga vendimet e para të cilat Berisha i ka dhënë OK.

Por vite më vonë kur Berisha ishte kryeministër në një rast të tillë kur një pedofil vrau një të mitur. Ish kryeministri  tha se e mirëkupton revoltimin e opinionit publik në këtë rast, por dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet ne Shqiperi. E para, sepse Shqiperia është anëtare e Këshillit të Europës, që ndalon dënimin me vdekje, e dyta, sepse edhe disa shtete amerikane po e heqin. Nuk e dime cili është mendimi i Berishës tani kur nuk ka funksion drejtues./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore