
Deputetët “inspektues” të Partisë Demokratike duket se nuk kanë marrë veten akoma nga dalja bllof e ditës së djeshme tek Inceneratori i Fierit.
Pasi panë dhe pranuan ekzistencën e investimit gjigant në qarkun e Fierit, pavarësisht mohimit të vazhdueshëm nga kryetarja e tyre Jorida Tabaku, ata u shfaqën me vonesë sot në inspektimin e Inceneratorit të Elbasanit.
Pasi parkuan Range Rover-in jashtë impiantit, filluan menjëherë të irrituar t’i kërkojnë llogari drejtuesit teknik të impiantit.
Luciano Boçi: Ka ardh PS-ja, apo Komisioni? Prit o çun se s’kemi pyetur akoma??
Ermonela Felaj: Ka axhendë këtu, pse u vonuat…
Luciano Boçi: Duhet të vinim në mënyrë të përbashkët
Ermonela Felaj: Nuk kemi ardhur për debat. Po të duash e bëjmë dy herë vizitën. Veç mos na merrni më kohë.
Luciano Boçi: Jo jo vazhdoni, hajde Lefter
Ermonela Felaj: Keni një rritim të pakuptueshëm
Pasi inspektuan ditën e djeshme impiantin e Fierit, Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka mbërritur në Elbasan për të inspektuar impiantin e këtij qyteti.
Ndryshe nga ai i Fierit, që ishte ende në proces koalidimi dhe brenda pak ditëve niste punën me mbetjet, inceneratori i Elbasanit është në punë tashmë prej 5 vitesh, duke trajtuar mbetjet e qarkut.
Deputetët do të shohin investimin e kryer, përfshirë edhe impiantin e djegies