
“Përgjysmim i pagave dhe kushte të papërshtatshme në punë”/ Gratë e fasonerisë në Bilisht ngrihen në protestë
Rreth 150 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë protestuar ditën e sotme duke refuzuar të hyjnë ne ambientin e punës për shkak se kompania ka njoftuar largimin nga puna të kryetares së Sindikatës të pavarur të kësaj fasonerie.
Sipas punonjëseve Mirjeta Mulla përfaqësuese e sindikatës ka kërkuar të drejtat e tyre çka është bërë shkak për këtë vendim. Kjo fasoneri një vit më parë u përball me të njëjtin reagim të punonjëseve për shkak se një pjesë e tyre nuk janë të siguruara, nuk u njihen raportet, u është përgjysmuar paga si dhe kushtet e punës nuk janë aspak të përshtatshme duke u rrezikuar atyre shëndetin.
Edhe kryetarja e sindikatës së kësaj fasonerie, Mirjeta Mulla ka pranuar se pushimi i saj ka ardhur për shkak të kërkesave të vazhdueshme që ka bërë në mbrojtje të punonjëseve. Sipas saj, nga takimi i një viti më parë me ministren e linjës dhe deri tani, pak gjëra kanë ndryshuar në kushtet financiare dhe kushtet e punës.
Nga ana tjetër, pronari i kësaj fasonerie Fatjon Shega thotë se largimi i saj nga puna vjen si pasojë e ristrukturimit duke respektuar kodin e punës.
Kjo është hera e dytë gjate një viti që punonjëset e kësaj fasonerie protestojnë për të njëjtat probleme pa mundur të gjejnë zgjidhje.









As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




