Pas protestave, naftëtarët në Ballsh do të rinisin punën ditën e hënë më 7 shtator.
Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Politike nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruan se përmes rezistencës masive , naftëtarët detyruan kompaninë të nisë nënshkrimin e kontratave me punëtorët.
“Kronikë e një dite të jashtëzakonshme për naftëtarët në Ballsh, të cilët përmes rezistencës masive detyruan kompaninë të nisë nënshkrimin e kontratave me punëtorët dhe të premtojë rinisjen e punës ditën e hënë, më 7 shtator. Naftëtarët duhet ta konsolidojnë këtë fitore të vogël dhe ta bëjnë të madhe. Aktivistët e Organizatës Politike ishin sërish krah naftëtarëve në përpjekjen e tyre”, shkruan Organizata Politike në facebook.
Situata u tensionua sot në Ballsh, ku naftëtarët që kërkonin firmosjen e kontratave të punës dhe 22 pagat e munguara, u përplasën me policinë dhe tentuan të futen me dhunë në uzinë.