
Kryeministri Edi Rama vazhdon t’u kthejë përgjigje disa qytetarëve që i komentojnë në postimet e tij në Facebook.
Në postimin e bërë nga Fishta e Lezhës, një prej komentuesve i ka shkruar se po bëhet shumë propagandë dhe se votat nuk i meritojnë.
“O shefi mir m mir me kto po në bashkin e vlorës çpatet që e prishet xhamin.Shum proboganda po boni po askush nparlament nuk i merito votat e Shqiptarëve. Do zoti del një i hajrit se me ju ka mar fund Shqiperia,” shkruan qytetari.
Por ndërkohë kreu i qeverisë nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje duke i thënë se Shqipëria është shumë e madhe për ta parë të tërën nga celularin.
“Cfare xhamie prishem ne bashkine e Vlores xhan se nuk e kisha degjuar kete cudi? Sa per marrjen fund te Shqiperise, hidhja syte Vlores njehere se Shqiperia eshte shume e madhe per ta pare te teren nga penxherja e ajfonit dhe mos u ngut me fjale te keqia!,” i përgjigjet Rama.