Deputeti Ralf Gjoni, nga foltorja e Kuvendit, e konsideroi projektligjin për tatimin mbi vlerën shtuar si një masë të marrë nga Rama për të “fituar disa pikë në elektorat”.


Ndërsa për vendosjen e detyrueshme të maskës, Gjoni foli nga eksperienca e vet, ku tha se ndonëse e kishte mbajtur gjithmonë atë, sërish u infektua.


Ai akuzoi Ramën se merr vendime “me hënë”, ndërsa tha se nuk ka asnjë plan për krizën ekonomike  e atë shëndetësore ku e ka futur pandemia vendin.


Ai pati dhe një mesazh për Ramën e Metën: “Na lodhët, ka ardhur koha që të largoheni. Meta të dorëhiqet nga posti i Presidentit.


Edi Rama, nëse ka k*qe, dhe nuk ka frikë nga vota  shqiptarit, të tregoj minimumin e dinjitetit dhe të largohet parazgjedhjeve”.


“Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, nuk është masë për të përballuar krizën e koronavirusit, po e ndërmerrni për të fituar disa pikë në elektorat, kjo nuk ka të bëjë fare me biznesin  vogël. Më vjen keq që Rama po e bën sport kombëtar politikën e tij të mbrapsht duke u fshehur pas dy ministrave fisnikë e të përgatitur, kur ne do të përballemi me probleme katastrofike ekonomike. Kjo është një krizë e paprecedentë që lidhet me një sulm të paparë mbi çdo hallkë të ekonomisë dhe me nj vend si Shqipëria, biznesi i vogël është ai që goditet më fort. Edi Rama nuk ka asnjë plan për të menaxhuar krizën e COVID, nuk ka asnjë plan ekonomik për të menaxhuar biznesin e  vogël, për të përballuar krizën shëndetësore, apo për t’i bërë ballë krizës mbarsociale që po vjen në 2021. Unë e kam mbajtur maskën gjatë gjithë vitit dhe prap më zuri COVID në korrik.


Rama merr vendime pa u konsultuar me asnjë ekspert mjekësor. Kush e bëri këtë vlerësim? E ndërron mendjen si em hënë, një herë thotë nuk duhet masaka jashtë, një herë duhet. Ky është i paparë, do përballet me popullin, me inat popullor, ndaj ai krijon fabula. A e dini pse Rama është më i aftë se Meta dhe Berisha për pushtet? Ai di të pikturojë fabula imagjinare shumë më mirë. Në momentet që shteti i ka arkat bosh, populli është i acaruar në kulm, Rama hap sherr me Ilir Metën, merret vetëm me të. Kam vetëm një mesazh për ju shokë të vjetër socialistë, Edi dhe Ilir, na lodhët, ka ardhur koha që të largoheni. Meta të dorëhiqet nga posti i Presidentit. Edi Rama, nëse ka k*qe, dhe nuk ka frikë nga vota  shqiptarit, të tregoj minimumin e dinjitetit dhe të largohet parazgjedhjeve”, u shpreh Gjoni.