Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ndihmonte shqiptarin Elvis Demçe, si falsifikonte mjeku i spitalit prestigjoz analizat e të vetëshpallurit "Zot i Romës"

Ndihmonte shqiptarin Elvis Demçe, si falsifikonte mjeku i spitalit

Një mjek italian ndodhet tashmë në qendër të vëmendjes si favorizues i kriminelit shqiptar Elvis Demçe, i vetëshpallur "Zot i Romës".

Andrea Pacileo, akuzohet për falsifikim certifikatash, korrupsion e evazion fiskal. Sipas autoriteteve fqinje, Paliceo ka ndihmuar Demçen për ta shpëtuar atë nga kushtet e dënimit. 

Mjeku ushtron profesionin e tij në një nga spitalet më të mira të Romës, dhe thuhet se ka vulosur analiza mjekësore false për të lehtësuar dënimin e Elvis Demçes. 

Elvis Demçe konsiderohet një nga kriminelët më të rrezikshëm të mafias shqiptare në Romë e një bos i fusqishëm i trafikut të kokainës, marijuanës e hashashit në territorin e kryeqytetit italian.

Periciet mjekësore si dhe certifikatat  e firmosura nga Andrea Pacileo i shërbenin Demçes për të dalë nga kushtet e arrestit shtëpiak e për të takuar bashkëpunëtorët e tij.

Mjeku Pacileo kryente favoret e tij në kuadër të një pagese që Demçe i jepte herë pas here. 

Shqiptari Elvis Demçe, 37 vjeç, prej shumë vitesh banues në Romë, u arrestua më 18 janar 2022 nga Antimafia Italiane, nën akuzën si drejtues i një organizate kriminale mafioze, narkotrafikante.

Në banesën e tij, u gjetën prova të rëndësishme mbi lidhjen me klanin mafioz të Fabrizio Piscitello, i njohur me nofkën Diabolik.

Hetimet ndaj Demçes u gërshetuan me hetimet për vrasjen e kapos së tifozerisë laziale Fabrizio Pischitello, e zbardhën ambiciet e shqiptarit për të kontrolluar tregun e drogës në Romë e për t'u bërë sic thotë ai "Narkotrafikanti më i fuqishëm i epokës moderne".

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore