Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e peshkut endemik të koranit në Tushemisht

Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e

Një prej zonave më të bukura të Shqipërisë ka nisur të betonizohet, duke sjellë pasoja të parikuperueshme për florën dhe faunën.

Bëhet fjalë për Tushemishtin magjik, ku së fundmi ka nisur ndërtimi i një resorti turistik, me godina 4-5 kate. Kompleksi luksoz po ndërtohet nga kompania “Ermir-Star-Sh.P.K” dhe ka një histori të çuditshme të zvarritjes së lejes.

Fillimisht subjekti ka marrë një leje në vitin 2011 me vendim të KKRT të Komunës Buçimas, afati i të cilës është shtyrë me vendim të kryetarit të Bashkisë në 2017, ndërsa vetë kompania ka njoftuar nisjen e punimeve me afat 4-vjeçar  më 14 tetor 2019.

Por betonizimi i kësaj zone ka dy probleme të mëdha; së pari po shkatërron pasurinë më të madhe të Tushemishtit që është peshku i koranit dhe së dyti, ligji ndalon kategorikisht ndërtimet në atë zonë.

Vetë banorët kanë denoncuar dëmet e para. Hapja e gropës për hedhjen e themeleve të kompleksit gjigand po shkatërron Tushemishtin dhe rezervatet e rritjes së koronanit.

Peshku koranit sipas studimeve te arkeologjise është një lloj peshku Antik nga më të vjetrit në botë, që i ka mbijetuar shekujve dhe jeton e rritet vetëm në ujërat e Liqenit Pogradecit, pra është peshk endemik shqiptar. Ai ka vlera të larta ekonomike e turistike, sepse çmimi i tij është i lartë dhe është shumë i kërkuar nga turistët, vendas dhe huaj.

Korani ka mish ngjyrë të bardhë në trandafil; mishi i tij është shumë i shijshëm me përmbajtje të lartë të vitaminave e mineraleve; vlerat e tij rriten kur gatuhet i freskët.

Tushemishti është është një prej fshtarave turistik më të bukur dhe më të vizituar në Shqipëri. I ndodhur vetëm 5 km larg qytetit të Pogradecit, përveç vlerave që i ka falur natyra, Tushemishti u bë i njohur pas xhirimeve të filmit “Zonja nga Qyteti”.

Por sot këto pasuri të jashtëzakonshme po kërcënohen nga ndërtues dhe zyrtarë të papërgjegjshëm.

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen eNdërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e Ndërtimi në zonën e ndaluar që po shkatërron rritjen e 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore