Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi se Shqipëria po përballet me një mungesë të kapaciteteve prodhuese në fushën energjetike, ndërsa ka paralajmëruar se do ketë kufizime të energjisë.

Gjatë një konference për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, Balluku tha se KESH ka përgatitur një plan masash  për të përballuar krizën energjetike, teksa theksoi se masat do të praktikohen fillimisht në godinat e administratave.

“Shqetësimi që duhet të jemi është mungesa e produktit në treg. Në fushën energjetike nuk është një sfidë vetëm çmimi që përditë është një sfidë e re. Sot ne po përballemi me mungesën e kapaciteteve prodhuese. Nëse dalim në import, nuk përmbushim sasitë e kërkuara. Sasitë që sot prodhohen, që bazat janë termocentralet, nuk ka sasi në treg. Çështje që do sjellë kufizime. Kjo duhet të jetë e qartë. Po punojmë për të normalizuar kaskadën për të mos e futur Shqipërinë në një program kufizimesh. Vendet e tjera e kanë nisur që nga godinat qeveritare. Një praktikë që po e shqyrtojmë dhe KESH ka prodhuar një plan masash që ne do ta nisim nga administratat për ta shpërndarë. Nga orët që godinat shtetërore ndriçohen nga jashtë apo brenda. Ndërprerja e pajisjeve kur të mbyllet orari zyrtar, apo shumë masa të tjera që do i ndajmë publikisht nga ju” – tha Balluku.