Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Makina iu shkrumbua nga flakët/ Adriatik Lapaj: Po dëgjoj 100 teori! Do kisha dashur që ...

Makina iu shkrumbua nga flakët/ Adriatik Lapaj: Po dëgjoj 100 teori!

KUR TË DUHET TË SQAROSH DHE DEFEKTET E MAKINËS

Makinat bëjnë defekte. Bëri dhe imja pas 8 vitesh përdorim. Nuk më pyeti mua...thjesht u dorëzua.
Duke parë që e bënë lajm edhe pse nuk kishte gjë për lajm sa kohë nuk e pyetën të Zotin, pra mua se çfarë ndodhi...e duke dashur të qetësojë miqtë se isha mirë, publikova se ishte defekt...siç vërtet ishte.
Tani rri dëgjo dhe 100 teori se si makina ime nuk duhet të bënte defekt pa pyetur gjithë konspiracionistët e Tiranës.

Të më fali kushdo nga këta të konspiracioneve që më bëri makina defekt pa i pyetur! Atdheu im hallemadh...je në hall...interneti i dha hapësirë kujtdo...

Falenderoj çdo mik e njeri të mirë që u shqetësua për mua! Ma bëni hallall! Do kisha dashur që filtri partikular i makinës time të mos qe dorëzuar! Do kisha dashur të jetoja në një vend normal ku nuk bëhet lajm çdo gjë pa doganë e ku nuk shqetësohen njerëzit së koti! Më falni që u shqetësuat, por as unë nuk kam faj! Këtu jetojmë...ndaj duhet ta ndryshojmë!

Nuk do më mungojë makina se unë kryesisht eci në këmbë. P.S si ka thënë populli...mirë makina që më ngordhi, po nuk të lënë as ...

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore