
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu përgjigj deputetit Lefter Maliqi, i cili e thirri në interpelancë për situatën me krimin dhe kultivimin e kanabisit ën vend.
Nga foltorja e Kuvendit, Lleshaj tha se nuk mohon disa ngjarje të rënda kriminale, por theksoi se vendi nuk po përjeton një situatë të rëndë të krimit.
Teksa përmendi shifra, Lleshaj tha se po ashtu është rritur edhe zbulimi i ngjarjeve kriminale.
Ai akuzoi opozitën se po e përdor çështjen e krimit në vend si element elektoral, duke e konsideruar “të papranueshme”
“Nuk kishit pyetje, por disa çështje që për t’i trajtuar më duhen 6 vite, por Shqipëria nuk përjeton një situatë të rëndë të krimit, por ka një situatë të mitë në lidhej me sigurinë dhe krimin. Shqipëria numëron 1.7 vrasje për çdo 100 banorë, ndërsa BE e ka mesataren 1.2. nuk ua të mohoj ngjarjet e rënda kriminale, por dua të ftoj seriozisht ata që e kanë vërtetë shqetësimin për sigurinë në vend, të shohë tendencën e kriminalitetit në vend.
Të gjitha të dhënat tregojnë se tendenca është në rënie. Edhe zbulimi i ngjarjeve kriminale është rritur ndjeshëm. Qytetarët janë të sigurt atëherë kur ata e ndjejnë veten të sigurt dhe situata është optimiste. 75% e qytetarëve të Shqipërisë mendojnë se janë të sigurt sot. Ndaj refuzoj përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë pasigurie. Krimi është goditur fort. Janë shtuar punonjësit e policisë. Me gjithë përpjekjen edhe të mediave për të rritur psikozën e krimit në vend, realiteti thotë të kundër. Përdorimi i krimit si element elektoral, i papranueshëm. Nëse e kanë të pamundur të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për zgjidhje, të paktën të heshtin sepse ata që janë djegur njëherë, nuk mund të bëhen alternativë”, tha Lleshaj.
Ndërsa u dal te kultivimi kanabisit në vend, Lleshaj tha se nuk flitet më për fenomen, por vetëm për tentativa të izoluara.
“Për trafikimin e lëndëve narkotike, mezi kanë arritur të shkrepin nja dy foto me dy bimë. Viti 2020 shënoi një tjetër vit të përshkallëzimit ët suksesshëm të luftimit ët kanabisit në vend. Nuk flitet më për fenomen, por tentativa të izoluara për kultivim. Vendi është çkanabizuar. Çmimi i kanabisit në vend ka shënuar nj ngritje historike, duke treguar uljen e prodhimit”, u shpreh ministri.