Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Klosi bllokon lejet e plazhit për jugun, favorizohen vetëm 4 resorte

Klosi bllokon lejet e plazhit për jugun, favorizohen vetëm 4 resorte

Sezoni turistik ka nisur, por ministria e Turizmit duket se ka nisur procesin e kontrollit të dhënies në një dorë të vetme të lejeve të stacioneve të plazhit.

Sipas burimeve të Gazeta “Shqip” asnjë prej bizneseve të stacioneve të vjetra të plazheve nuk kanë marrë leje, pasi ato janë bllokuar nga ministria e Turizmit që drejtohet nga Blendi Klosi, duke ngritur më tej dyshimet se kjo bëhet për të favorizuar katër resortet që janë ngritur përgjatë perlës së bregdetit shqiptar, në jugun e Shqipërisë.

Pikërisht do të jenë këto pronarë resortesh që do të kenë mundësi ta japin si nën kontraktorë për shfrytëzim bizneseve të vegjël me 10-fishin e çmimeve, duke eliminuar aplikimet online në portalin e-albania, për stacionet e plazheve, për vendosjen e menaxhimin e shezllonëve. Shumë biznese kanë aplikuar në këtë portal, por ata janë refuzuar.

Pushteti lokal ka bërë ankesa te ministria e Turizmit, por nuk ka asnjë reagimi nga ky institucion, duke lënë zonën e bregdetit jugut bosh dhe bllokuar biznesin e vogël, ndërsa ka kaluar mesi i muajit qershor. Në një kohë që Shqipëria të vetmet mundësi për rimëkëmbje pas goditjes që vendi pësoi nga pandemia e Covid.

Klosi bllokon lejet e plazhit për jugun, favorizohen vetëm 4 resorte

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore