Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në prezantimin e Buxhetit në Ministrin e Brendshme për 2022 me rastin e keqtrajtimit të gazetares Anila Hoxha.
Rama është shprehur se është për të ardhur keq kur individë të caktuar me uniformën e Policisë së Shtetit, keqtrajtojën një gazetare.
Teksa ka dënuar veprimin e efektivit të policisë Kryeministri u bëri apel efektivëve që të mos ofendojnë, shajnë, apo kërcënojë, pasi ata janë mishërimi i ligjit dhe ligji vetëm vepron.
“Pershëndetje te gjithëve dhe shumë respekt për të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, për punën e palodhur dhe patjetër dhe për rezultatet. Është për të ardhur keq kur individë të caktuar me uniformën e Policisë së Shtetit, siç ishte rasti i fundit i dikujt se keqtrajtoi një gazetare, jo për faktin se vajza ishte gazetare, por për faktin që ishte gazetare dhe ngjarja u bë më e bujshme. Fakti që keqtrajtoi një qytetare hedhin hije mbi këtë punë dhe mbi këtë sakrificë. Çdonjëri prej jush del nga shtëpia në një punë të vështirë dhe nuk e meriton në imazhin e uniformës që vesh të ketë të tilla stërkala balte.
Është e rëndësishme që jo vetëm të veprohet siç u veprua, me shpejtësi për ta larguar nga detyra, por është e nevojshme të mbahet parasysh se trupa e Policisë së Shtetit nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt, pasi është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, nuk shan nuk kërcënon, ligji vepron. Në veprimin e ligjit është krejt e tepërt që të bëhen gjeste që i ulin kokën për sa ditë me radhë punonjësve të Policisë së Shtetit, për faj të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegu i tyre”, tha Rama.
Ndër të tjera Edi Rama ka folur edhe për 3 prioritet që Ministria e Mbrojtjes ka gjatë 2022.
” Nuk dua të për përsërise shifra dhe objektiva, dua vetëm të vë theksin në prioritetet e këtij madati, të cilat janë edhe piketat e vendosur në cdo hap që ne hedhim në funksion të përplarimit të punëve në Policinë e Shtetit.
Lufta kundër krimit është prioriteti i proritetve për shtirjen në të gjitha aspektet e saj, front që është bërë progres i dukshëm ku ka ende shumë për të bërë.
Prioriteti i dytë është rritja në një nivel sigurie më të lartë në të gjithë qarkullimin rrugor në Republikën e Shqipërisë dhe vendosja e një kontrolli absolut në të gjithë territorin e Shqipërisë për vetë Shqipërinë në territor si krimet mjedisore.
Prioriteti i tretë është rritja e standardëve të shërbimit të qytetarëve. Në funksion të këtyre prioriteteve besoj se kemi ndërtuar një buxhet që rrit mundësitë për Ministrinë e Breendshme dhe Policinë e Shtetit.”- tha Rama.