Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Inceneratori i Elbasanit rrëzon të gjitha akuzat e Bashës: Sulmet ndaj nesh janë dashakeqëse

Inceneratori i Elbasanit rrëzon të gjitha akuzat e Bashës: Sulmet

Drejtori i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan, Enea Murataj, hedh poshtë akuzat e bëra së fundmi mbi këtë vepër madhore, e cila realizon menaxhimin e mbetjeve të qarkut Elbasan. Ai i konsideroi shpifje dhe dashakeqësi akuzat dhe sulmet qëi janë bërë këtij impianti.

“Ky Impiant ka filluar operimin në vitin 2017 dhe që nga dita e parë e vendosjes në punë ka funksionuar rregullisht duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në menxhimin e mbetjevetë qarkut Elbasan. Fillimisht është bërë ndërtimi i Landfillit ku janë depozituar rreth 400 mijë ton mbetje,  të cilat janë transferuar nga venddepozitimi i vjetër i Elbasanit ku një pjesë është djegur në incenerator dhe  një pjesë e madhe ka ngelur e depozituar  pranë landfillit”, tha Murataj.

Sipas drejtorit të impiantit, aktualisht aty nuk i depozitojnë mbetjet të gjitha bashkitë e këtij qarku, por vetëm disa prej tyre si bashkia Elbasan,Cërrik dhe Belsh, të cilat i depozitojnë mbetjet pranë impiantit me kosto 0 lekë.

“Për këtë arsye impianti punon me kapacitet jo të plotë, por me ngarkesë të pjesshme. Nëse të gjitha bashkitë do të depozitojnë pranë këtij impianti, ai do funksiononte me kapacitet të plotë dhe sasia e energjisë së prodhuar do të ishte shumë më e lartë. Pranë impiantit aktualisht depozitohen rreth 3000 ton mbetje në muaj, ku një pjesë shkon për riciklim, një pjesë shumë e vogël me mbetje organike depozitohet në landfill dhe pjesa më e madhe shkon për incenerim.

Incenerimi i mbetjeve kryhet me rikuperim energjie ku me anë të djegies së mbetjeve përftohet energji elektrike, e cila injektohet në rrjet. Shoqëria nuk ka marrë asnjë pagesë, për shkak të mungesës së përcaktimit të çmimit”, tha Murataj.

Ky i fundit ka reguar në lidhje me akuzat për dorëzimin e inceneratorit. Sipas Muratajt një gjë e tillë është shpifje, pasi  impianti dorëzohet në fund të vitit 2021 dhe procesi i komisionimeve të dorëzimit nis 6 muaj përpara afatit të përfundimittë kontratës.

“Sqarojmë se inceneratori nuk punon me naftë, por nafta përdoret vetëmpas remontit te programuar 6 mujor qe impianti te arrij temperaturen e procesit te incenerimit. Për sa i përket akuzës se këtu nuk prodhohet energji ju sigurojmë nëpërmjet matësit se impianti ka 3 vite që funksionon dhe energjia e prodhuar është e regjistruar”, vijoi ai.

“Dhe së fundmi sigurojmë gjithë keqëdashësit, se shoqëria i ka pronarët të regjistruar nëShqipëri dhe janë të deklaruar  në QKB, ndaj kushdo mund ti shohë. Na vjen keq që vazhdohet të shpifet kur faktet janë ndryshe”, përfundoi Murataj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore