
“Grupi kriminal nuk ka një ‘kokë’”/ Gazetari nxjerr DETAJE nga megaoperacioni në Tiranë: Lëviznin pranë shkollave…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20 persona dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë, në kuadër të operacionit "Harta" të zhvilluar ditën e djeshme.
24 personat e identifikuar, janë pjesë e 2 grupeve kriminale në Tiranë që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kanabis, kokainë dhe heroinë në shkollat dhe në klubet e natës së kryeqytetit.
Falë hetimeve të nisura që në janar të këtij viti policia arriti të provojë se shpërndarësit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla PetroNini, Stacioni i Trenit, ish-Parku, Lapraka etj.
Të ftuar në “Shqipëria Live” gazetari Eduart Halili foli në lidhje me mënyrën e organizimit të këtij grupi kriminal.
“Kemi të bëjmë më një grup që nuk ka një “kokë”. Kemi të bëjmë me grupe që vepronin të ndarë në periferi dhe zona të ndryshme të kryeqytetit.
4 persona ndodhen në kërkim, 2 prej tyre janë vajza, njëra dyshohet që është larguar nga Shqipëria.
Një rol kanë luajtur edhe për qytetarët, që kanë bërë denoncime për këtë grup, pasi këta të fundit vepronin tek shkollat e kryeqytetit.
Një tjetër detaj e këtij grupi kriminal eshtë se përdonin kode në bazë edhe të produktit që shpërndanin. Ata përdornin “pluhri i zanave” për kokainën, “seqe” për hashashin”, tha gazetari Halili.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




