Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Grupet kriminale ende “monitorojnë” Shkodrën/ Çmontohen 20 kamera të tjera, ja në cilat lagje ishin vendosur

Grupet kriminale ende “monitorojnë” Shkodrën/

Policia vijon ende me superaksionin "Fijet" teksa ende çmonton kamerat e vendosur  nga grupet kriminale nëpër qytetet e vendit.

Bëhet me dije se ditën e sotme, sërish në qytetin e Shkodrës janë sekuestruar 20 të tilla, të instaluara në 3 nga lagjet më të frekuentuara.


Konkretisht kamerat janë sekuestruar në lagjet “Dobraç”, “10 Korriku” dhe “Daniel Matlia”. Këto kamera janë vendosur nga grupet kriminale në qytet, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Kujtojmë se brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” ka çmontuar 79 kamera.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore