
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë nga greva e urisë pas 18 ditësh, duke u zëvendësuar nga gratë naftëtare.
Nga takimi i djeshëm mes tyre dhe përfaqësuesve të kompanisë së uzinës nuk u arrit asnjë marrëveshje.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se në takim u dhanë vetëm premtime boshe nga ata që lidhën kontrata dy muaj më parë. Gjithashtu ai theksoi se greva do të vijojë, por do të ndërrohen grevistët.