Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FNSH kontroll “blic” shtëpisë në Lezhë, familjarët të tmerruar: Kanë prish gardhin dhe...

 

FNSH kontroll “blic” shtëpisë në Lezhë,

Një grua me dy fëmijët e saj të mitur ne Dajç të Lezhës kanë përjetuar terror pasi banesa e tyre u kontrollua në mëngjes herët nga policia. Kristina Gjinaj ka dëgjuar të bërtiturat e policisë dhe ka parë fëmijët e traumatizuar dhe të shtrirë për tokë, ndërsa blutë, qe pas ikjes se tyre ka mësuar se janë nga FNSH-ja e Shkodrës, që kanë tentuar të hyjnë nga dritaret duke dëmtuar edhe pronën e tyre. Pavarësisht frikës, ajo ka hapur derën duke u përballur me forcën e tyre, por pa i dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar.


Pas largimit të policisë, ajo ka lajmëruar bashkëshortin që ndodhej si punëtor në Mal të Zi duke i kërkuar që të kthehej për shkak të frikës që kishin përjetuar dhe traumës që kishin fëmijët e tyre 14 dhe 16 vjeç.

Artan Gjinaj është kthyer menjëherë dhe ka kërkuar shpjegime, por që ende nuk i ka marrë. Ai thotë se nuk ka asnjë problem dhe se nuk e di arsyet e këtyre veprimeve që atij i janë thënë se janë të policisë, por pret shpjegime.


“Kanë prish gardhin dhe kanë hyrë brenda. Kanë dashur të thyejnë dritaren dhe kanë rrethuar vendin. Kanë kontrolluar sipër, dy dhomat e gjumit që i kam sipër. Kanë terrorizuar vajzën, gruan dhe djalin”, tha ai.

Kristina Gjinaj shpjegon situatën dhe tmerrin e përjetuar së bashku me fëmijët e saj nga disa njerëz me uniforma policie dhe të armatosur duke shtuar se ka konstatuar vetëm dhunën e ushtruar prej tyre për të hyrë brenda, por nuk mori asnjë përgjigje për veprimet e tyre.

Policia e Lezhës ka bërë me dije se nuk është ne dijeni dhe nuk ishin pjese e operacionit, por nuk ka saktësuar për arsyet e këtij kontrolli në banesë, kur brenda saj ndodhej vetëm një grua me dy fëmijët e saj të mitur.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore