Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Fitorja e thellë e PS/ Rama "shuplakë" opozitës: Braktisësit kërkojini tek mënyra se si e interpretoni situatën në Shqipëri

Fitorja e thellë e PS/ Rama "shuplakë" opozitës:

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deputetes, Jorida Tabaku e cila tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit ishte më e ulët se në zgjedhjet e tjera.

Rama: Turp të flasësh në emër të shqiptarëve jo na kanë braktisur, por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë, kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të keni parasysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore. Braktisësit kërkojini tek mënyra se si e interpretoni situatën në Shqipëri dhe mënyra se si flisni për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për sa na takon ne do të vazhdojmë vetëm përpara dhe sot jam shumë i lehtësuar për hir së të vërtetës sepse kemi dashur ta kalojmë vite më parë këtë projekt.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore