Kosovë- Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, shpalli non-grata dy zyrtarët rusë. Mediat në Kosovë shkruanin se Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, të cilët akuzohen për cënim të sigurisë kombëtare të Kosovës, u larguan territori i Kosovës.

Por në një video të siguruar ekskluzivisht për gazetën Shqip dhe emisionin “Zona Zero”, rusi Denis Vengerskii i shpallur non-grata nga ministria e jashtme ndodhet ende në territorin e Kosovës nuk është larguar.

Nga pamjet e siguruar ai shihet midis Prishtinës dhe lëviz i lirë dhe i pa shqetësuar mes kryeministrisë dhe presidencës së Kosovës./Gazeta Shqip