Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Spitalin e Senatoriumit, ku një 65-vjeçar i infektuar me koronavirus, u hodh nga kati i katërt, ku gjeti vdekjen e menjëhershme.


Ndërkohë të tjera detaje tronditëse janë zbuluar, ku, sipas “News 24”,  një tjetër pacient me koronavirus te Spitali “Shefqet Ndroqi” ka tentuar të hidhet nga lartësia e këtij spitali, por është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor.


65-vjeçari me inicialet M.H ishte i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me koronavirus.


Ai ndodhej në gjendje të rëndë, por jo i intubuar, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e shtynë atë të ndërmerrte aktin e rëndë.