
Tiranë- Fshehu 60 mijë euro në kohën kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin
Kallëzimi për Murrizin nga Dr. e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash
Sektori i krimit ekonomik në policinë e shtetit depozitoi në prokurori padinë kundër ish-deputetit demokrat. Kundër Murrizit janë ngritur dy akuza; fshehje e të ardhurave dhe pastrim parash.
Është analizuar veprimtaria dhe transaksionet e firmës në pronësi të ish-deputetit “Murrizi 2009”, nga ku ka rezultuar se janë fshehur 60 mijë euro, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI në 2019.