Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dokumentet/ Gruaja e Adrian Fullanit nga ish-gjyqtare i futet biznesit të tenderave në spitale

Dokumentet/ Gruaja e Adrian Fullanit nga ish-gjyqtare i futet biznesit të

Tiranë-Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, që njihet edhe si bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani i futet biznesit të barnave, duke u bërë ortake e kompanisë “GP Medical Al” shpk.

Gjithçka ka ndodhur në mars të këtij viti, e sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Shqip, Arjana Fullani është bërë ortake e kësaj kompanie falë dhurimit të aksioneve që i ka bërë asaj një nga aksionerët e mëparshme.

Ka qenë pikërisht Myrvete Xhaja që i ka dhuruar me vullnetin e saj 10% të aksioneve të saj për zonjën Fullani. Në dokumentin e siguruar Gazeta Shqip rezulton se ky dhurim është kryer më 23 mars të këtij viti, e që nënshkruar nga Xhaja dhe Fullani.

Me se merret kompania dhe aksionerët?

Kompania në fjalë ka disa aksionerë, ku dy janë më kryesorët e saj. Pikërisht Ljuben Petrushevski që ka 50% të aksioneve të kësaj shpk-je. Pjesën tjetër më të madhe e ka Edvin Liço me 40% të saj. Pjesën tjetër të aksioneve përfshihet edhe Arjana Fullani, e cila zotëron 10 për qind në këtë shoqëri aksioneve.

Dokumentet/ Gruaja e Adrian Fullanit nga ish-gjyqtare i futet biznesit të
Kontrata e dhuruar nga Myrvete Xhaja

Kompania “GP Medical Al” sipas ekstraktit të depozituar në QKB operon në: Veprimtari marketingu, promovimi, studimi tregu, regjistrim barnash dhe pajisjesh mjekësore, studime klinike, në fushën mjekësore dhe farmaceutike. Tregtim me shumicë dhe pakicë i barnave për njerëz. Import-eksport, ruajtje, shpërndarje, rieksportim, shitje me shumicë e pakice të artikujve farmaceutike dhe para farmaceutike, laboratorike dhe dentare, suplementeve ushqimore dhe produkteve bimore, produkteve kozmetike, bimëve medicinale, barnave narkotike dhe psikotrope, pajisjesh mjekësore dhe laboratorike, aparatura mjekësore, reagenteve dhe kiteve, pajisjeve dhe materialeve laboratorike dentare, të licencuara nga organet e tjera kompetente në rastet kur kërkohet etj. Konsulence në projekte mjekësore sipas legjislacionit në RSH në funksion te aktivitetit.

Kjo kompania rezulton se është përfshirë në disa tendera të ndryshëm nëpër spitale për furnizim barnash.

Aksioner futet edhe kunati i ish-Guvernatorit

Por pa kaluar dy muaj, Arjana Fullani ka lëshuar një pjesë të aksioneve të saj, shtetasit Lokol Xhaja. Ai njihet si kunati i ish-guvernatorit të Bankës, Adrian Fullani. Në dokumentet që zotëron Gazeta Shqip pikërisht më 25 maj të 2021, është marrë një vendim për ndarje të kuotave të aksioneve të saj.

Ortakët e shoqërisë “GP Medical AL” SHPK kanë vendosur pikërisht: "1. Pjesëtimin e kuotës së zotëruar nga ortakja, Zonja Arjana Fullani. në dy kuota me vlerë korresponduese në kapitalin e shoqërisë, njëra 4% dhe tjetra 6%. 2. Miratimin e kalimit nëpërmjet dhurimit të një kuote prej 6% të kapitalit të shoqërisë të zotëruar nga ortakja Zonja Arjana Fullani tek Zoti Lokol Xhaja sipas Kontratës se Dhurimit që do të lidhet mes palëve. Pasqyra e kuotave në shoqërinë GP Medical AL SHPK, pas hyrjes në fuqi të Kontratës së Dhurimit, do të jetë si vijon: 1. Z. Ljuben Petrushevski. zotërues i 1 (një) kuote me vlerë kapitali 50,0 Lekë, dhe përqindje pjesëmarrje 50 %. 2. Z. Edvin Liço, zotërues i 1 (një) kuote me vlerë kapitali 40,00  Leke, dhe përqindje pjesëmarrje 40 %. 3. Z. Lokol Xhaja, zotërues i 1 (një) kuote me vlere kapitali 6,00  Lekë, dhe përqindje pjesëmarrje 6 %. 4. Znj. Arjana Fullani, zotëruese e 1 (një) kuote me vlerë kapitali 4,00 Lekë, dhe përqindje pjesëmarrje 4 %. Ky Vendim nënshkruhet rregullisht nga ortaket Ljuben Petrushevksi dhe Evdin Liço".

Dokumentet/ Gruaja e Adrian Fullanit nga ish-gjyqtare i futet biznesit të
Ndarja e aksioneve

Arjana Fullani ka qenë anëtare e Gjykatës së Lartë. Ajo së bashku me katër anëtarët të tjerë iu mbarua mandati si anëtarë dhe refuzuan që t'i nënshtroheshin vettingut në sistemin e drejtësisë. Asaj iu ofrua puna si gjyqtare  e shkallës Ajo fillimisht iu kthye profesionit të avokatit dhe hapi një licencë. Më pas Fullani kërkoi që KPA të mos ia hiqte të drejtën e magjistratit. Por vendimi u refuzua nga KPA duke bërë që ajo të përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë./ Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore