Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dokumenti/ 15-katëshi te Sheshi i Flamurit do të shembet, qeveria i paguan pronarit mbi 8 milionë USD

Dokumenti/ 15-katëshi te Sheshi i Flamurit  do të shembet, qeveria i

Ndërtesa pesëmbëdhjetë katëshe pranë “Sheshit të Flamurit” në Vlorë, e cila nuk arriti të vendosej asnjëherë në funksion do të shembet.

Shkak për prishjen e saj është bërë projekti i rikonstruksionit të plotë të sheshit, ndërsa Bashkia Vlorë ka gjetur gjuhën e përbashkët me pronarin Sulo Shehi.

Ky i fundit do të marrë në këmbim 8.9 miliardë lekë, ose 7 milionë euro, pasi do të likuidohet me shpronësim nga qeveria, për t’i hapur rrugë punimeve në shesh. Shifra referohet në projektvendimin e Bashkisë Vlorë, dhe kjo e fundit në pamundësi për të shlyer një shumë kaq të madhe kërkon që ajo të vihet në dispozicion të biznesmenit Shehi nga buxheti i shtetit.

Projektvendimi i Bashkisë së Vlorës për Këshillin Bashkiak specifikon se biznesmeni do të marrë nga qeveria shqiptare plot 8.933.444.301 lekë, pra mbi 8 milionë dollarë si dëmshpërblim për shembjen e objektit në pronësi të tij.

Mes biznesmenit Sulo Shehit, bashkisë së Vlorës dhe qeverisë prej kohësh kanë vijuar bisedimet. Dhe tani pritet që biznesmeni të likuidohet me shpronësim nga qeveria, për të vazhduar punimet në sheshin e Flamurit.

“Në kushte të tilla dhe duke vlerësuar rëndësinë e realizimit të një projekti bashkëkohorë sikurse është propozuar nga projektuesi, është diskutuar me pronarin e pasurisë për të nënshkruar një marrëveshje dakordësie nëpërmjet së cilës të mundësohet realizimi i projektit publik. Njëkohësisht nëpërmjet kësaj marrëveshje pronari i pasurisë që shpronësohet është pajtuar me vlerën e shpronësimit si dhe procedurën e shlyerjes së saj nga fondet e buxhetit të shtetit në disa vite buxhetore”, theksohet në relacionin e kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli drejtuar Këshillit të Bashkisë së Vlorës.

Siç zbulohet nga shkresa, vlerësimi i objektit është bërë nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë, i cili i ka kthyer përgjigje me shkresë në 30 qershor 2020 duke e vlerësuar objektin me vlerën e cituar. Duke parë se vlera është e madhe i kërkohet qeverisë së shuma të shlyhet nga fondi për Sheshin me këste në disa vite.

“Duke qenë se vlera e shpronësimit është relativisht e madhe, Bashkisë Vlorë i është sugjeruar që të vlerësohet mundësia e shlyerjes nga fondet e buxhetit të shtetit,” – thuhet në projektvendimin e bashkisë.

Në relacionin shpjegues, ndër të tjera kërkohet miratimi sa më parë në qeveri i këtij projekt-vendimi, i cili i hap rrugë projektit për rigjenerimin urban të shëtitores bregdetare qendrore “Vlorë-Sheshi i Flamurit dhe portit”. Ndërtesa në fjalë filloi të ndërtohet në vitet 90’, por asnjëherë nuk u bë funksionale.

Dokumenti/ 15-katëshi te Sheshi i Flamurit  do të shembet, qeveria i

Dokumenti/ 15-katëshi te Sheshi i Flamurit  do të shembet, qeveria i

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore