Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat teksa ndër të tjera është ndalur dhe në detyrën e tij dhe institucionin e Presidencës. 

Në fjalën e tij Meta ka thënë se deri më tani Presidenca ka qenë një kështjellë. 

Ndërkohë që ka folur për kostumin dhe detyrat si President Republike, Meta ka shtuar se pas datës 24 korrik do të jetë një ushtar i paparë në mbrojtjen e të drejtave të vendit.

Ilir Meta: Unë i mbaj premtimet dhe ju kam thënë se deri në 24 korrik, ky institucion do jetë një kështjellë. Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kamaftësi çudibërëse. Por sigurisht përderisa ata ishin të vendosur t’i japin të gjitha pushtetet një qeverie gangstere. Ju do thoni pse nuk jam larguar që në 26 prill? Sepse kam bërë betim mbi kushtetutë.

Pas 24 korrikut do jem një ushtar i paparë në mbrojtje të të drejtave të republikës.