Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Del FOTO/ Policia greke në “gjueti” të shqiptarit që përplasi për vdekje 21-vjeçaren, dëshmia RRËQETHËSE e nënës...

Del FOTO/ Policia greke në “gjueti” të shqiptarit që

Një 31-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi ka përplasur për vdekje me makinë në 21-vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës 22 nëntor, në Selanik.

31-vjeçari është një person i njohur për policinë greke, pasi në të kaluarën është arrestuar për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Del FOTO/ Policia greke në “gjueti” të shqiptarit që

Siç raportojnë mediet greke, shqiptari ka qenë duke lëvizur me një makinë tip Skoda, të shokut të tij të martën e 22 nëntorit, ndërsa bashkë me të ishte dhe një 19-vjeçare, e cila u arrestua mbrëmë.

Si u vra 21-vjeçarja

Viktima studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës.

Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje.

Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje.
Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 30-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.

Pasi e tërhoqi zvarrë dhe e shtypi sërish, shqiptari u zhduk nga vendngjarja, pohojnë dëshmitarët okularë.

Deklarata e nënës së Emës rrëqeth

Në një intervistë për protothema.gr, nëna e 21-vjeçares ka thënë se e bija e saj e vogël ishte në krahët e familjes deri në orën 11 të natës atë mbrëmje dhe ka udhëtuar me avion drejt Selanikut për të takuar miqtë e saj.

“Ai ishte udhëtimi i fundit i vajzës sime. Ema shkoi në Selanik për të takuar mortjen. Ajo nuk dontë të merrte makinën me vete, sepse kishte frikë të ngiste makinën në një qytete të huaja për të.”

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore