Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

I shkarkuar nga maxhoranca, Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si Kryeministër (Dokumenti)

I shkarkuar nga maxhoranca, Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si

Kushtetuta dhe ligji detyron Ilir Metën dhe Edi Ramën të "ulin armët" ndaj njëri tjetrit. Edhe pse i shkarkuar nga Rama, presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e këtij të fundit si kryeministër, ndërsa numri një i qeverisë ka deklaruar se do betohet tek presidenti që maxhoranca shkarkoi me votë.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë, pasi PS fitoi mandatin e tretë qeverisës radhazi.

I detyruar nga Kushtetuta dhe rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i shtetit nuk ka humbur kohë dhe ka dekretuar "armikun" e tij, një ditë pas mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur.

Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, Rama i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave.

Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga kuvendi në një afat 10 ditë.

Duket paradoskal fakti se është pikërisht presidenti i shkarkuar nga Edi Rama, ai që dekreton emërimin e Ramës si kryeministër.

Pak muaj pasi e shkarkuan, Rama dhe ministrat e rinj do të paraqiten tek presidenti për të bërë betimin.

D E K R E T
 
PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

 D e k r e t o j:
 Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021

I shkarkuar nga maxhoranca, Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si

Si u shkarkua Meta

Kuvendi shkarkoi me 9 qershor me 104 vota pro Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërkohë kundër shkarkimit të tij, kanë votuar 7 deputë dhe 3 abstenim. Seanca nuk pati surpriza. Thuajse në bllok nga opozita e re dhe maxhoranca u shprehën pro largimit të tij.

Vendimi iu dërgua Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Ndërsa në kuvend deputetët diskutonin për Metën, në Presidencë hidhej valle dibrane.

Rama: Do shkoj të betohem tek Meta

Pavarësisht përplasjeve mes tyre, debateve, fyerjeve dhe shkarkimit, Kushtetuta duket se i detyron dy liderët të zbatojnë  ligjin. I pyetur pak ditë më parë nëse do të betohet tek Presidenti Meta, Rama tha se për sa kohë është në zyrë po.

“Ka një dalim të qartë mes qëndrimeve politike dhe kornizës kushetuese dhe për sa kohë Presidenti Meta do të jetë në zyrë, ai mbetet në detyre, nuk varet nga dëshira jonë”- tha Rama./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore