
Për vrasjen e 4-fishtë në Velipojë dhe aksidentet tragjike të ndodhur në Shqipëri, Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme dhe drejtoi gishtin tek jo te vetja, por ia hodhi fajin prokurorëve dhe gjyqtarëve që sipas tij lirojnë personat e rrezikshëm që lëvizin me armë pa leje.
Ai zbuloi se brenda javës do të prezantohen drejtorët e rinj të policisë, si një reformë e policisë së shtetit. Në përpjkeje për të shmangur përgjegjësitë, Çuçi tha se do të kërkohet hetim pasuror pronarëve të makinave luksoze, ndërsa kërkoi reagim edhe nga ILD.
Por asaj që nuk iu përgjigj Ministri Çuçi ishte se nga se ka frikë policia për t’u përballur në luftën kundër krimit të organizuar, apo në rivendosjen e rendit. Në një kohë që çdo ditë dëgjojmë ngjarje si konflikte nga më banalet, aksidente të shumta, vrasjet si krime brenda familjes, apo dhe si pjesë e grupeve rivale kriminale.
Gazeta Shqip ka marrë po renditet ngjarjet e ndodhura nga fillimi i këtij viti deri ditën e djeshme ku u vranë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë në Velipojë.
Shifrat përbëjnë edhe bilancin e këtyre 6 muajve që Bledi Çuçit mori drejtimin e ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj. Kujtojmë se paraardhësi i tij u dorëhoq për shkak të vrasjes së Klodjan Rashës nga një efektiv i policisë. Një dorëheqje morale, jo ligjore e Lleshajt.
Që nga janari janë regjistruar 28 viktima nga vrasjet, të ndodhura në qytetet si Vlora, Shkodra dhe Elbasani si pika e nxehtë e krimit ku autorët humbasin gjurmët si fantazma. Konflikte banle, larje hesapesh, përplasje bandash janë shkaqet e këtyre ngjarjeve të kronikës së zezë që kanë ndodhur dhe në sy të familjarëve. Këtu mund të përmendim ngjarjet e rënda siç ndodhi dhe përplasje në kohën e zgjedhjeve, ku vra Pjerin Xhuvani, apo ajo e Behar Sofisë në mes të Tiranës.
Gjatë konferencës për shtyp, ministri i Brendshëm tha nuk mbaj përgjegjësi morale. Nga shifrat e nxjerrë nga gazeta Shqip shohim se vrasjet e zbuluar nga policia janë ato pë motive të dobëta. Ndërsa 10 vrasje të tipit mafioz janë ende të pa zbuluara dhe përgjegjësi morale nuk mban. Ministri u mundua të jepte edhe leksione se vrasje apo aksidente rrugore me pasoja për jetën kanë ndodhur edhe në kohën e regjimit komunist, kështu që nuk kishte pse të mbante përgjegjësi morale për këto ngjarje. /Gazeta Shqip
Data Vendi Viktima Autori
1.01.2021 Tiranë Vladimir Zhvezhda Klajdi Shundi
24.01.2021 Durrës Etmir Begu ?
1.02.2021 Fier Shkëlzen Kastrati Alber Zaja
6.02.2021 Vlorë Gentian Qorri ?
25.02.2021 Tiranë Behar Sofia Enejd Shyti
3.032021 Vlorë Taulant Beqiraj Skerdian Gabroni
17.032021 Fier Irvana Hyka Demokrat Medinaj
20.032021 Durrës Edmond Koçi ?
4.04.2021 Shkodër Bardhok Pllanaj ?
11.04.2021 Dibër Nazmie Markja Miranda Markja
13.04.2021 Dibër Xheton Konesha Altin dhe Muhamed Nera
21.04.2021 Elbasan Pjerin Xhuvani Arbër Papleka
29.04.2021 Dibër Benard Tonuzi Florjan Tonuzi
5.05. 2021 Elbasan Liljana Buzo Koço Buzo
10.05.2021 Vlorë Bledar Birçaj ?
10.05.2021 Tiranë Mehmet Qema Marjus Dema
12.05.2021 Elbasan Everest Caka ?
17.05.2021 Shkodër Endri Mustafa Ibrahim Lici
21.05.2021 Vlorë Delon Troqe ?
29.05.2021 Shkodër Emiljano Ndou Mark Kodra
1.06.2021 Tepelenë Çajup Selimi ?
3.06.2021 Lushnje Rako Qorri Sofokli Sharri
6.06.2021 Ksamil Gramoz Mema ?
6.06.2021 Shkodër Diana Vukaj Fabian Vukaj
4.06.2021 Tiranë Kudret Saliaj Mexhit Picari
7.06.2021 Librazhd Menderie Bici Qemal Bici
8.06.2021 Peqin Ylber Xhahysa Leonard Bashaliu
27.06.2021 Velipojë Kujtim Fecarraku ?
Xhovani Gocaj
Edmond Gocaj
Myseni Zeneli
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.