Partia Demokratike do të dërgojë emrat e kandidatëve për deputetë pas miratimit të listës nga Kryesia e Këshillit në KQZ.

Në krahasim me listën e shkuar rezulton se janë janë të paktën 17 ish-deputetë që largohen nga rikandidimi. Listën e kryeson Genc Pollo, një emër i vjetër i PD-së, që dikur në kohën e largët ka qenë nënkryetar i PD-së. Gjithashtu jashtë listës do të mbesë Florjon Mima, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Klevis Balliu, Endri Hasa.

Basha duket se  ka bërë katarsis me listën e deputetëve duke larguar emrat e vjetër të PD-së, e kjo si duket për shkak të futjes në listë edhe të aleatëve. Ndërsa ka larguar edhe qëndrestarët e PD-së, që kanë dorëzuar edhe mandatet e deputetëve dy vite më parë. Veç emrave të mësipër përfshihen Luçiano, Boçi, Halim Kosova, Hekuran Hoxhalli, Adnon Frrokaj dhe Arben Ristani.

Po përveç kësaj , në listën e re janë përfshirë në listat jo të sigurta edhe ish-deputetët si Gent Strazimiri, Oriola Pampuri, Flamur Noka, Aldo Bumçi.

Noka është i 14 në listë, Pampuri e 15-ta dhe Bumçi i 16-ti. Këto janë vende të pasigurta, pasi në zgjedhjet e shkuara PD mori 11 deputetë,  që i takonte Dashamir Shehi, që aktualisht është i 13-ti në listë.

Emrat që nuk do të jenë dhe që rrezikojnë marrjen e mandatit

Genc Pollo, Florjon Mima, Romeo Gurakuqi,  Flamur Noka, Çlirim Gjata, Halim Kosova, Arben Ristani,  Lorenc Luka, Xhemal Gjunkshi, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Andon Frrokaj,  Hekuran Hoxhalli, Gent Strazimiri.