Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ahmetaj: Rritja e ekonomisë me 17.9% në tremujorin e dytë! Rifituam të gjitha vendet e punës që humbëm nga pandemia

Ahmetaj: Rritja e ekonomisë me 17.9% në tremujorin e dytë!

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, doli sot në një konferencë për mediat, bashkë me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ku bënë një panoramë të situatës ekonomike në vend.

Ahmetaj për rritjen e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë me 17.9% duke thënë se është një trend që tregon se Shqipëria po shërohet ekonomikisht. Sipas tij, rimëkëmbja ekonomike mbetet prioritet kryesor për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ahmetaj tha se në janar të këtij viti, të gjitha vendet e punës që u humbën për shkak të pandemisë gjatë vitit 2010, u rifituan. “Në janar 2021, numri i të punësuarve ishte 692 mijë, ndërsa në janar 2020, kjo shifër ishte 686 mijë”, tha Ahmetaj.

“Dua të ndaj me ju një zhvillim shumë pozitiv për ekonominë tonë që konfirmon jo vetëm pritshmëritë tona por edhe bindjen e muajve të fundit për ringritjen dhe rimëkëmbjen graduale pas tërmetit dhe pandemisë. Në 3 mujorin e dytë të vitit 2021, produkti i brendshëm bruto, ekonomia u rrit me 17.89%, krahasuar me të njëjtin tremujor 2020 që përkoi me përshkallëzimin e pandemisë. Çdo njeri e mban mend një vit më parë që ekonomia pësoi rënie drastike, -11%, e krahasueshme vetëm me ’97.

Degët kryesore të ekonomisë shënojnë rritje të konsiderueshme, gati dyshifrore, do veçoja rindërtimin në infrastrukturë, ujësjellës dhe rindërtim. Ka një transformim të zonave të dëmtuara nga tërmeti. Uji dhe energjia kanë një rritje domethënëse prej 39% pasuar nga transporti dhe hotele me 31.8%. Sic e shihni të gjitha janë dyshifrore.

Sinjali tjetër pozitiv vjen nga shpenzimet. Qytetarët dëgjojnë gjithë diskursin politik që tenton të bëjë ping pong, statistikat janë të rëndësishme dhe aty edhe tek konsumi familjar ndihet ringritja. Edhe tek investimet e sipërmarrjes ndihet ringritja e rimëkëmbja ekonomike që për shkak të qeverisë, staminës së sipërmarrjes dhe elementëve që kanë të bëjnë me men axhimin e pandemisë dhe tërmetit, po japin efektet pozitive në ekonomi.

Konsumi i popullatës janë shpenzimet që bën familja. Është rritur me rreth 10% krahasuar me 1 vit më parë. Së dyti, ai që i referohemi formimi bruto i kapitalit fiks që për qytetarët janë investimet që bëjnë sipërmarrjet për të rritur kapacitetet e prodhimit, është rritur 35.7%, ndërsa performancë pozitive është parë dhe në eksporte e importe.

Këto nuk janë më shenja, por trende të shërimit ekonomik që po konsolidohet dita ditës. Ndoqëm një politikë fiskale ekspansioniste si shumëkush në botë. Një paketë prej 80 miliardë lekë ka qenë mbështetje e dedikuar për menaxhimin e efekteve të pandemisë, e barabartë gati me 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Përmes pagave të luftës, u mbështetën gati gjysma e të punësuarve në sektorin privat/ E dyfishuam ndihmën ekonomike për të mbështetur ata më në nevojë, dyfishuam edhe pagesën e papunësisë, falëm kamat vonesat e energjisë elektrike dhe riskeduluam deklarimet e bizneseve për vitin 2021. Ndërhyja në ekonomi shpërbleu mbrapsht.

Në janar 2021 ne i rifituam të gjitha vendet e punës që humbëm për shkak të pandemisë. Po kështu rritja ekonomike sic e tregoi tremujori i parë dhe i dytë po rikthehet drejt objektivit tonë. Rimëkëmbja do të mbetet prioriteti kryesor për punën tonë të rimëkëmbjes dhe do të krijojmë më shumë vende pune duke mbështetur sektorët ekonomik më të prekur si turizmi, manifaktura.

50 milionë euro mbështetje për sipërmarrjet në sektorin e turizmit dhe manifakturës si garanci për kreditim apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese apo 5 milion euro për sipërmarrjet në fushën e transportit, mbështetje për IT, start up të të rinjve. Këto janë trende të konsoliduara që tregojnë ringritje ekonomike. Kemi shumë punë për të bërë përpara për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të rritur punësimin dhe për të ndihmuar ata më shumë në nevojë dhe të rinjtë që të jenë pjesë aktive e ekonomisë shqiptare."

Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë, tha se shumica e sektorëve kanë njohur rritje ekonomike, ndërsa rënie ka pësuar vetëm bujqësia, për shkak edhe të rritjes së çmimeve. Sa i përket papunësisë, ky nivel sipas Ibrahimajt është në rënie.

“Ekonomia shqiptare tregoi që kishte aftësi rikuperuese dhe bizneset treguan që kishin qëndrueshmëri për të përballuar krizat. Në tremujorin e dytë rritja ishte e konsiderueshme dhe kjo na jep indicie të rëndësishme për të ardhmen. Zbatimi i reformave dhe ecuria e deritanishme na bën besimplotë për këtë. Në total në gjashtëmujor ekonomia shqiptare u rrit me 11.7% që është rritja më e madhe e Rajonit. Vendet e tjera kanë pasur ulje.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka rezultuar në bazë të gjerë duke u mbështetur nga sektori privat. Kontributi i kërkesës së huaj ka ardhur nga rritja e eksperteve dhe importeve. Kontributi i sektorit privat ka ardhur në rritje, i mbështetur nga pagat e luftës, rritja e kredisë konsumatorë. Një e dhënë tjetër pozitive është formimi bruto i kapitalit fiks. Kontributin e dytë më të lartë e ka pasur ajo e tregtisë dhe transportit, që reflekton rritjen e lartë të tregtisë me shumicë dhe transportit. Sektori i ndërtimit është ndikuar si nga investimet publike dhe ato private. Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia kanë pasur kontribut pozitiv. Një pjesë e aktiviteteve profesionale kanë pasur produkt pozitiv. Roli i qeverisë dhe masave të ndërmarra është i prekshëm dhe i dukshëm.

Edhe sektori financiar ka performuar mirë. Me kontribut privat negativ ka rezultuar sektori i bujqësisë. Duhet theksuar se gjatë vitit të kaluar, kur të gjithë sektorët kanë rezultuar me rënie, ky sektor ka qenë pozitiv. Papunësia ka ardhur në rënie dhe inflacioni ka qenë i qëndrueshëm. Mbështetja e qeverisë në përballimin e krizave kanë reflektuar pozitivisht në disa sektorë”, tha Ibrahimaj.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore