
Zv/ministrja e Shëndetësisë: Bëni kujdes, infektohesh dhe po ta vendosësh maskën gabim
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se infektimi i qendrave shëndetësore është fenomen që ka ndodhur edhe në vende të tjera të botës.
Sipas saj, kjo ka ardhur edhe si pasojë e hapjes dhe rikthimit të shërbimeve të QSUT-së.
"Infektimi i qendrave shëndetësore është fenomen që ka ndodhur edhe në vende të tjera të botës. Deri në momentin e hapjes kishim vënë kufizimi në shërbimin shëndetësor dhe pas hapjes e vumë në shërbim të plotë. Masat janë marrë,
Po ta shohim në QSUT, nga 58 shërbime që ofrohen, vetëm 2 patën probleme. Tek Infektivi që është një spital me shumë infeksione, Trauma është shndërruar në një spital urgjence dhe nuk ka asnjë lloj probleme të shpërndarjes së infeksionit. Njerëzit që vijnë në spitale janë njerëz që janë më vulnerabël kundrejt infektimit. Ndërsa edhe mjekët kanë një jetë sociale dhe shkojnë nëpër kafene," tha ajo në Ora News.
Rakacolli shtoi se mjekët i kanë pasur masat mbrojtëse, por tha se po të mos dish t?i përdorësh tamam, mund të bëhesh edhe burim infeksioni
"Mjekët i kanë pasur mjetet e mbrojtjes personale, i kanë përdorur, por përdorimi i tyre është edhe pak problematik, se po të mos dish ta përdorësh tamam, mund të bëhesh edhe burim infeksioni. Unë p.sh kam kapur edhe veten time, që duke folur, e kam kapur maskën me duart dhe mund të marrësh infeksionin," u shpreh ajo.


Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Nesër do të ketë ndërprerje energjie për disa orë në këto zona të Tiranës
Historia e plotë >
Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

HARTA/ Finalja e Conference League shkakton “paralizë” në kryeqytet, rru...
Historia e plotë >
“Ja kush më pagoi 50 mijë euro për ta eliminuar“/ Henrik Hoxhaj del pas ...
Historia e plotë >
Nëse vuani nga këto sëmundje, e keni shumë të vështirë të përballoni ndryshimin e motit!

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Moti merr kthesën drastike/ Ja si priten temperaturat të hënën
Aktualitet



U plagos nga kolegu, ndërron jetë në spital punonjësi i policisë (EMRI)
Historia e plotë >
