
Të pathënat e familjes Trump/ Bllokohet libri i mbesës së Presidentit
Një Gjykatës në Nju Jork ka bllokuar përkohësisht botimin e disa rrëfimeve të mbesës së Donald Trump, në lidhje me të pathënat e familjes presidenciale.
Mary Trump ka shkruar librin "Shumë më shumë dhe kurrë mjaftueshëm, si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm të botës?, i cili ishte caktuar që të hidhej në treg më 28 korrik
Avokatët e saj reaguan e thanë se do të apelojnë këtë vendim. "Urdhri i përkohshëm i gjykatës është vetëm për një kohë të caktuar, por prapë ngelet një bllokim paraprak për një fjalim politik thelbësor që dukshëm shkel Amendamentin e Parë", tha avokati Ted Boutrous.
Ai ka shtuar: "Ky libër adreson çështje të një shqetësimi dhe rëndësie të madhe publike rreth një presidenti në një vit elektoral dhe nuk duhet që të bllokohet qoftë edhe për një ditë të vetme". Publiku amerikan ka treguar interes për librin dhe ai aktualisht është në vend të katërt në listën e pritjes së librave që do të publikohen në Amazon
Thuhet se libri ka aq detaje tronditëse sa familja Trump po mundohet me të gjitha mënyrat për të bllokuar botimin e këtij libri.
Madje ata kanë thënë se mes Mary Trump dhe presidentit është nënshkruar një marrëveshje konfidenciale, në favor të një zgjidhje për çështjen e trashëgimisë dhe mos botimin e librit.
Mary është vajza e vëllait të Trump, Fred Jr. Trump, i cili ndërroi jetë në 1981-shin nga alkooli.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1088664,1088663,1088665,1088666,1088667"]



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Një realitet i ri në një rend global të vjetër
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

PROFIL / Bujar Nishani, nga ish-ushtarak në student në Kaliforni, shkall...
Historia e plotë >
DETAJE nga tragjedia në Fushë-Arrëz/ Si vdiqën njëra pas tjetrës 3 pjesë...
Historia e plotë >
Zbulohet qarku më i varfër në vend, të ardhurat për frymë sa 63% e mesatares kombëtare

Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3
Aktualitet

‘Sali Berisha në atë kohë i donte në burg’, Spartak Ngjela i tregon me EMRA
Historia e plotë >


