Një reklamë televizive për një biçikletë të prodhuar në Holandë është ndaluar nga organizmi mbikëqyrës i marketingut në Francë me pretendimin se krijon një “klime frike” për makinat. Megjithëse ajo transmetohet në televizione holandeze e ato gjermane, rregullatori francez ARPP ka ndërhyrë duke thënë se reklama për biçikletën VanMoof diskrediton në mënyrë të padrejtë  industrinë e automobilave.


Në të shfaqet një makinë e zezë me shkëlqim, mbi të cilën pasqyrohen imazhe oxhaqesh, dritat që pulsojnë të automjeteve të urgjencës dhe bllokimet e trafikut. Automjeti shkrihet për tu shndërruar në biçikletën e fundit elektronike të kompanisë holandeze, e shoqëruar me mesazhin: “Koha për të ngarë të ardhmen”.


“Disa imazhe në reflektimin e makinës janë, për mendimin tonë, të pabalancuara dhe diskreditojnë të gjithë sektorin e makinave,” thotë ARPP në një letër dërguar VanMoof.


“Pamjet e fabrikave, oxhaqeve dhe një aksidenti krijojnë një klimë frike. Kështu që ata do të duhet të përshtaten”, theksohet më tej në letër.  Kodi francez i marketingut e ndalon shfrytëzimin e frikës dhe vuajtjes nëpër reklama.