Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ditari fotografik i karantinës/ Rozafa Shpuza dokumenton Shkodrën në bardh e zi (FOTO)

"Ditar i nji stine t'mrrolun" quhet albumi fotografik që poetja dhe fotografja shkodrane Rozafa Shpuza ka realizuar përgjatë periudhës së karantinës.

Shpuza ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin "Wake Up", ku tregoi edhe kuptimin e fjalës "t?mrrolun". "Do të thotë të strukur, të frikësuar, të mbledhur në vetvete. Se kjo pranverë nuk erdhi si pranverat e tjera, që ishim mësuar me lule, me hare dhe gjelbërim. Kjo erdhi me një tension dhe frikë të papame. Njerëzit u strukën nëpër shtëpitë e tyre dhe u bënë viktima të një armiku të padukshëm. E mrrolun ishte një pranverë që solli edhe shi, diell dhe borë. Kjo pranverë i solli të gjitha dhe njerëzit u ndjenë të frikësuar dhe të papërgatitur", tha fotografja e njohur.

E pikërisht me anë të këtij albumi fotografik bardh e zi, ajo ka dashur që të tregojë e të dokumentojë përditshmërinë e qytetit të saj Shkodrës, duke shkrepur nga ballkoni apo dritarja e shtëpisë momente të ndryshme, si dhe portrete njerëzish në rrugët e boshatisura të cila për të ishin trishtim?

Rozafa është edhe shkrimtare lëvron si prozën edhe poezinë ("Kohë ikonash", "Anipse") ndërkohë që prej 26-vitesh i është dedikuar edhe artit të fotografisë. Ajo prej 25 vitesh jeton në Tiranë, por karantina e ka "izoluar" pikërisht në qytetin e saj të lindjes, Shkodër.

[gallery ids="1087959,1087952,1087958,1087953,1087954,1087955,1087956,1087957,1087960,1087961"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore