Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Probleme me pronësinë, bllokohen vilat e biznesmenit Carapuli në Dhërmi

Në fshatin Gjilekë, në Dhërmi, me qindra pemë janë shkulur për të ndërtuar kompleksin e vilave kompania Eurocol, në pronësi të biznesmenit të shumëpërfolur Pandeli Carapuli. Bëhet fjalë për disa godina me pamje nga deti, të quajtur “White Rocks" (Shkëmbinjtë e Bardhë), me godina 2-3-4 kate mbi shkëmbinj. Por, betonizimi i zonës së gjelbër është vetëm maja e këtij problemi. I gjithë ndërtimi është ngritur mbi një tokë, ku banorët e zonës pretendojnë se e ka zaptuar biznesmeni Carapuli. Nën hijen e statusit si “investitorit strategjikë”, Carapuli ka ndezur një konflikt për pronat e familjes Bifsha në Gjilekë të Dhërmiut. Aktualisht Carapuli është në një proces të gjatë gjyqësor me banorin e Dhërmiut, Andon Bifsha. Ky i fundit nëpërmjet dokumentave pretendon pronësinë e truallit ku po ngrihen vilat e biznesmenit Carapuli. Gjykata i ka dhënë të drejtë qytetarit dhe ka vendosur kufizim për resortin "Shkëmbinjtë e Bardhë". Kjo do të thotë se Carapuli nuk mund të shes asnjë nga vilat e tij, nuk mund t'i hipotekojë dhe as t'i tjetërsojë, derisa të zgjidhet konflikti për pronësinë me qytetarin Andon Bifsha. Carapuli, investitor i thjeshtë! Për ndërtimin e këtij fshati turistik, Carapuli u pajis qeveria me statusin e investitorit strategjik, një ligj tepër i debatueshëm pasi i jep përparësi ndërtuesit dhe jo pronarit të truallit. Gjithsesi ky status për Carapulin ka përfunduar në 3 prill 2020 dhe nga investitor strategjik është kthyer në një investitor të thjeshtë. Por ditët e fundit, biznesmeni i shumëpërfolur, kërkon të shtrijë resortin e tij në një truall tjetër. Carapuli pretendon se si invesitor strategjik, duhet të ketë dalje në det dhe për këtë duhet të marrë çdo truall që ai kërkon. Trualli në bregdet është sërish i Andon Bifshës, i cili është zotërues i ATMP-së. Ndërsa pretendimi i Carapulit për të pasur këtë pronë bie ndesh me ligji për dy arsye: E para statusi i investitorit strategjik ka skaduar dhe e dyta që është më e rëndësishme, në lejen e aplikuar për këtë projekt nuk i takon të zgjerohet jashtë kufijve aktual të resortit. Pra, Carapuli nuk mund të ndërtojë vila deri në bregdet. Për mënyrën sesi po ndërtohet resorti "White Rocks", ka shkruar edhe gazeta e njohur greke “Protothema”, e cila në një artikull thote se po shemben banesat e himariotëve për të favorizuar “shokun e Edi Ramës”, Pandeli Carapulin. Më poshtë në foto, resorti i bllokuar i Carapulit: [gallery columns="1" ids="1079906,1079907,1079908,1079909"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore