Inxhinieri i pajisjeve mjekësore Ermand Mertenika, përgjegjës për respiratorët në dy spitalet Covid në Shqipëri ka ngritur alarmin për një shpërthim vale të dytë të pandemisë nëse qytetarët vazhdojnë të mos respektojnë rregullat e distancimit social.


Në një prononcim për gazetën Shqip, ai u shpreh se situata aktualisht ka ndryshuar për vetë faktin se aktiviteti i Covid 19 është zbutur si rezultat i adaptimit të sistemit imunitar.


“Situata aktualisht ka ndryshuar për vetë faktin sepse aktiviteti i Covid 19  është zbutur si rezultat i adaptimit të sistemit imunitar të qytetarëve, por ne vazhdojmë të bashkëjetojmë me Covid 19 pasi herë pas here investigojmë pacientë, të cilët rezultojnë pozitiv pas kryerjes së tamponit të parë ose të dytë” – thotë inxhinieri Mertenika.


Sa i përket masave, ai u shpreh se për aq kohë sa nuk është perceptuar ende materiali ARN i këtij virusi duhet me patjetër të merren disa masa në ndërgjegjen e gjithësecilit për për të evituar konceptin zinxhir i cili mund të sjellë valën e dytë të përfolur.


Duke patur parasysh që ne po bashkëjetojmë me virusin e panjohur, pavarësisht që nuk e dimë saktësisht mënyrën e reagimit të tij në situata të ndryshme, duhet detyrimisht ruajtja e distancimit social e fizik dhe në raste si përshembull: Temperaturë e lartë, lodhje muskulare, humbje e sensacionit të shijes, kollitjet, atëherë këshillon vetëkarantininim ose qëndrimin në distancë nga komuniteti si përshembull, ambientet e punës apo vende të tjera në të cilën mund të evitohet risku i përhapjes së Covid-19.