Pas 4 ditësh takime intensive, opozita politike dhe ajo parlamentare, si dhe maxhoranca kanë arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Marrëveshja u arrit të premten me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë, pas takimit rreth 1 orë e 30 minuta të Këshillit Politik.


Gazeta SHQIP ka siguruar draft-marrëveshjen mes palëve në mbledhjen e Këshillit Politik, ku jepen me detaje edhe pikat e dakordësuara. Palët kanë rënë dakord për një marrëveshje për Reformën Zgjedhore e cila përmban 12 pika.


Komisionet dhe përbërja e KQZ


Mësohet se komisionet Politike do të vijojnë të jenë siç kanë qenë edhe në dy zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare dhe ato lokale. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar.


Identifikimi elektronik


Një pikë tjetër për të cilën është rënë dakord parimisht është edhe identifikimi biometrik në masën 100%. Megjithatë, për zbatimin e kësaj pike do të merret një ekspert i huaj, i paguan nga BE, për t’u konsultuar me KQZ-në me mundësinë e marrjes së një sistemi elektronik.


Sistemi nuk preket


Partitë politike kanë rënë dakord që të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor. Në dokumentin e siguruar nga SHQIP theksohet se “për këtë pikë palët nuk kanë arritur konsensus”.


Ndërkohë që opozita është tërhequr nga kërkesa e saj për Qeveri Tranzitore para zgjedhjeve.


Në këtë draft, palët kanë rënë dakord që Kolegji Zgjedhor të përbëhet vetëm nga anëtarë që kanë kaluar procesin e vetingut, ndërsa PD është tërhequr nga kërkesa e saj për të përfshirë në këtë proces Gjykatën Kushtetuese.


Komisionet e votimit


Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi i saj për të depolitizuar komisionet e votimit dhe ato të numërimit. Ndërkohë që në draftin konsensual të firmosur nga palët theksohet se Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve do të kenë të njëjtën strukturë si në zgjedhjet e shkuara.


Blerja e votës


Ndërkohë, në dokument thuhet se Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të pranueshme reciprokisht kur dhe ku është e mundur të adresojë rekomandimet kryesore të ODIHR në lidhje me: (1) blerjen e votave; (2) presion ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimi dhe abuzimi i burimeve të administratës, shtetërore dhe financiare; (4) përplasje me grupet kriminale; (5) liria e votës dhe fshehtësia; dhe (6) manipulimi dhe falsifikimi i rezultateve zgjedhore.


Opozita heq dorë nga qeveria tranzitore


Me marrëveshjen e re, opozita ka hequr dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore para zgjedhjeve. Kjo do të thotë se nuk do të kemi bojkot të zgjedhjeve nga partitë.


Draft-Marrëveshja e plotë: 



  1. Identifikimi elektronik: ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet te nise me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 % e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen te mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve ne zgjedhjet e ardhme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga CEC. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.

  2. CEC do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin deh zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë CEC në trajnimin për procedurën.

  3. Struktura e CEC do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.

  4. Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.

  5. Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte (titulli i sakte ende i papercaktuar) nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga CEC, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote

  6. KZAZDuhet të ketë të njëjtë strukturë si qendrat e votimit.

  7. Kolegji ZgjedhorKolegji Zgjedhor duhet të zgjidhet nga gjykatësit që e kanë kaluar procesin e vetingut.

  8. Procesi i ApelimitProcesi i dëgjesave të apelimit të Kolegji Zgjedhor mbetet i pandryshuar (dmth seancat dëgjimore nuk do të nisin në Gjykatën Kushtetuese).

  9. Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.

  10. Përshtatja: Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që  të reflektojnë marveshjen PARA se ajo të kalojë në Parlament dhe PA ndryshime apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik, Para votimit.

  11. Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës  apo manipulimin e rezultateve

  12. Pikat e 1,2,3 7,8,9, 10 e 11 dhe shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e pritura parlamentare e lokale. Pikat 4,5,6, hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhsme parlamentare e lokale


Shënim: Propozimi për qeveri tranzitore apo kryetar tranzitor të policis nuk janë kusht për aprovimin e sa më sipër. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.